JUVELIVE
▼
04 shkurt 2009
Tiago Mota sheh te grupi çelësin e suksesit
Tiago Mota zbulon sekretin e suksesit të skuadrës së Xhenoas. Braziliani për shkak të një skualifikimi nuk ka luajtur dot kundër Paleros, por megjithatë nuk i kursen lavdet për shokët e tij të skuadrës: “Sekreti i fitoreve tona është fakti se të gjithë luajmë me shumë dëshirë, këtu i gjithë grupi i lojtarëve pret me padurim të zbresë në fushë”. Tashmë Xhenoa radhitet në katër vendet e para, por Tiago Mota e përmban disi veten kur flet për objektivat e skuadrës së drejtuar nga tekniku Gasperini: “Po ecim shumë mirë, por do të jetë e vështirë të mbajmë vendin e katërt, pasi mbrapa kemi skuadra si Napoli, Roma e Fiorentina, të cilat janë “kocka të forta”. Megjithatë, të ardhmes nuk i dihet”.