JUVELIVE
▼
03 shkurt 2009
Robi Kin, kthim
Në Angli, edhe mer katoja e dimrit është kthyer në një “show” të mrekullueshëm. Aktorët kryesorë të kësaj periudhe lëvizjesh, që përfundoi në orën 5 të pasdites së djeshme ishin fantazisti rus Andrei Arshavin, qendërsulmuesi irlandez Robi Kin dhe sulmuesi portugez, Rikardo Kuarezma. Të parit u duk se do t’i privohej dëshira për të kaluar në radhët e “Topçinjve”, por gjithçka si përfundim është realizuar me sukses. Ndërsa kalimi i Rikardo Kuarezmës në formë huazimi te Çelsi ka qenë lëvizja më e papritur, teksa fillimisht dukej i destinuar në një tjetër klub anglez. Faktikisht, ishlojtari i Interit udhëtoi dje drejt kryeqytetit anglez për të folur me drejtuesit e klubit të Totenhemit, me të cilët kishte rënë dakord për një shkëmbim të tij me Xhenas. Por ndërhyrja e Luiz Felipe Skolarit në momentin final, bëri që firma e tij të hidhej mbi kontratën “blu”. Te klubi i ri, talentit 24-vjeçar do t’i duhet të rivalizojë për pozicionin e titullarit shumë emra të mëdhenj si Salomon Kalu, Xho Kole, apo Floran Maluda. Ndërkohë, një lëvizje tjetër e befasishme ishte ajo e Robi Kin drejt ish-klubit të tij, Totenhem. Aventura e sulmuesit në “Anfield” ka përfunduar më shpejt nga sa u parashikua në verën e shkuar dhe pas paraqitjeve të tij zhgënjyese, 28-vjeçari u lejua nga Benitez të kthehet te klubi ku bëri emër. “E pata të vështirë të merrja vendimin për t’u larguar nga Totenhemi verën e shkuar. Kjo tregonte se nuk ishte lëvizja ime e duhur. Njoh disa fansa të “Spërsave” dhe mendoj se i zhgënjeva kur u largova. Ju siguroj të gjithëve se do të Mesfushori Lampard, ankesë për të kuqin Federata Angleze e Futbollit konfirmoi dje se ka marrë një kërkesë për rishikimin e kartonit të kuq të pësuar nga mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, në ndeshjen me Liverpulin. Ky ndëshkim erdhi për lojtarin e “bluve” pas ndërhyrjes së tij me takë drejt këmbëve të spanjollit, Ksabi Alonso. Arbitri Majk Rili ndodhej shumë larg nga skena e faullit, megjithatë rrezikshmërinë e ndërhyrjes e cilësoi tepër të lartë, prandaj nuk nguroi të nxjerrë kartonin e kuq. Kjo nuk ishte hera e parë që Lampard dhe Alonso shkëmbejnë taka me njëri-tjetrin. Në vitin 2005, mesfushori anglez me një ndërhyrje të tillë i theu kaviljen rivalit të Liverpulit. Ai pritet të mungojë në ndeshjet kundër Hullit e Aston Vilës, si dhe në raundin e pestë të Kupës përballë Uatfordit. Vlerësimi Ferguson, ikona e Mançester J. Një sondazh në revistën zyrtare të Mançester Junajtid ka emëruar trajnerin Sër Aleks Ferguson si njeriun me ndikimin më të madh në historinë e klubit. Sondazhi e bëri në këtë mënyrë 66-vjeçarin njeriun simbol të “djajve të kuq” pas sukseseve të arritura prej tij nga viti 1992. Ferguson kryesoi listën e të votuarve nga tifozët, duke lënë pas sulmuesin më të mirë të të gjithë kohërave në “Old Treford”, Erik Kantona dhe mesfushorin Roi Kin. Ferguson ka rekord në fitimin e trofeve në klub, gjë që shihet si tepër e vështirë për t’u arritur në Britani. Ai ka fituar 10 herë titullin kampion të Premier Ligës dhe dy Liga Kampionesh, pa përmendur këtu edhe trofetë e dorës së dytë. Mbërritja e tij në Angli u bë në 1987, pas suksesit të arritur në skuadrën skoceze të Aberdinit. Mosdorëzimi Skolari: Humbja nuk më dekurajon Trajneri i Çelsit, Luiz Felipe Sklari, insiston se nuk ndihet aspak nën presion pas humbjes së befasishme me Liverpulin ditën e diel. Rezultati 2-0 në “Anfield” do të thotë vendi i tretë në renditje, pesë pikë poshtë liderëve të Junajtid, të cilët kanë edhe një ndeshje më tepër për të luajtur. Por Skolari, i cili pranon se nuk ka pse të shpenzojë para në merkaton e dimrit, është ende i bindur se ky sezon për Çelsin nuk është aspak i dështuar. Ndonëse shanset për fitimin e titullit janë vështirësuar edhe më shumë, ai premton se do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të dyshes kryesuese, deri në momentin e fundit. “Nuk kishim para në dispozicion për të shpenzuar shumë, megjithatë do të pretendoj me lojtarët që kam. Humbja e fundit nuk më vë aspak në tension”, tha Skolari. bëj më të mirën time për këtë klub dhe për këta tifozë fantastikë. Jam gati të shpërblej mbështetjen që më kanë dhënë të gjithë”, tha irlandezi në momentin e zyrtarizimit.