26 shkurt 2009
Prandeli, në Holandë për të bërë goditjen e madhe
Trajneri i Fiorentinës, Cezare Prandeli, shprehet optimist në kualifikimin e skuadrës vjollcë përballë Ajaksit. Kujtojmë që ndeshjen e parë, holandezët e teknikut Marko Van Basten fituan në Firence me rezultatin 1-0. “Djemtë gëzojnë një formë mjaft të mirë. E për më tepër, të gjithë besojnë se ndaj Ajaksit do kualifikohemi. Duke parë motivimin e skuadrës, edhe unë jam shumë optimist në prag të kësaj sfide. Ajaksi është një skuadër e fortë, e cila luan një futboll të veçantë. Por nëse ne luajmë përballë holandezëve, siç kemi luajtur në kampionat gjatë këtyre tri ndeshjeve të fundit, atëherë jam i sigurt se do kualifikohemi. Plus pastaj që në Amsterdam do kemi edhe sulmuesin tonë Adrian Mutu, i cili mungoi gjatë ndeshjes së parë”, tha tekniku i vjollcëve, Prandeli.