Mbrojtёsi italian Christian Panucci ka kërkuar falje pёr shpёrtimin e tij para disa ditёve ndaj Romёs.
“Publikisht kërkoj falje nga tifozёt, klubi dhe bashkёlojtarёt e mi. Dua t’i falënderoj tifozët dhe kolegёt e mi qё kanё qenё tё afërt dhe nuk dua tё dështoj nё pёrgjegjёsitё ose t’i justifikoj gabimet”, ka thёnё Panucci. “Siç kam bёrё gjithmonë nё jetё, e marr fajin e plotё dhe e rikthej veten time sёrish nё shërbim tё klubit dhe stafit teknik pёr pjesën tjetër tё sezonit”. “Kur kam thёnё se dua tё largohem nga Roma kam qenё tejreaktiv. Kam qenё kёtu pёr tetё vite dhe dua t’i respektoj kёto ngjyra deri nё fund”, ka shtuar italiani.