Niki Bat rinovon kontratën me Njukasëllin
Mesfushori anglez, Niki Bat, ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Njukasëllit deri në përfundim të sezonit të ardhshëm. Kontrata e 34-vjeçarit ishte duke skaduar me skuadrën e Njukasëllit, dhe për këtë të dyja palët kanë rënë dakort për shtyrjen e saj deri në gushtin e vitit 2010. Më parë Niki Bat në kampionatin anglez është aktivizuar edhe me skuadrën e Mançester Junaited.