JUVELIVE

03 shkurt 2009

Lotito: Rosi do të qëndrojë, kam besim tek ai

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ndonëse skuadra e tij u shpartallua nga Milani, thekson se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ndryshim në skuadër: “Dëgjoj të flitet se ne do ndryshojmë trajner, ju siguroj që nuk është e vërtetë – ka thënë numri një lacial –. Delio Rosi është një trajner i mirë, i cili gëzon të gjithë besimin e drejtuesve të klubit dhe timin në radhë të parë. Ne të gjithë besojmë tek ai dhe nuk kemi ndërmend të angazhojmë dikë tjetër në vend të tij”. Mbi të ardhmen e skuadrës, presidenti i Lacios, Lotito, u bën një apel lojtarëve bardhekaltër: “Këto humbje radhazi duhet t’i harrojmë sa më shpejt, duke filluar që javës që vjen. Tani çdo gabim do na kushtonte shumë të gjithëve”, ka përfunduar presidenti bardhekaltër.