Klubi anglez i Portsmuthit ka dhënë në formë huazimi tek belgët e Zulte Waregem mesfushorin Khaleem Hyland. Futbollisti 20-vjeçar është pjesë e përfaqësueses së Trinitad Tabagos. Portsmuthi në kampionatin anglez ndodhet në vendin e 16-të me 24 pikë. Futbollisti Hyland është parë si i panevojshëm nga drejtuesit e klubit, dhe kanë vendosur ta largojnë atë në formë huazimi për pjesën e dytë të këtij sezoni.