JUVELIVE
▼
03 shkurt 2009
Kaka - “Devid e Pato, të magjishëm!”
Asi i Milanit, Rikardo Kaka, e ka paraqitur kështu këtë moment të mirë që po kalon skuadra kuqezi, që e shikon tashmë veten vetëm 6 pikë larg Interit: “Ndaj Lacios kemi marrë një fitore të rëndësishme. Që në fillim të sezonit kishim premtuar se do arrinim disa fitore radhazi, përveç atij barazimi aksidental ndaj Xhenoas. Jam i lumtur me rezultatet e marra nga skuadra dhe tashmë ndihem më optimist për të ardhmen e Milanit në kampionat. Por ajo që më bën të besoj më shumë te kjo skuadër është loja e mirë e Patos e mbi të gjitha e Devid Bekhamit. Mirëkuptimi im me Paton po përmirësohet nga dita në ditë, ai është një talent i vërtetë, me një të ardhme të madhe përpara. Nga ana tjetër, krosimet e Bekhamit nga e majta i japin ekipit një mundësi më shumë për shënim”.