Roma/Vjen edhe Mota nga Udineze
Roma, pas Diamutenes nga Leçe, ka blerë edhe Motën nga Udineze. Ndërkohë që ka bllokuar largimet e mundshme të Panuçit dhe Lorias. Ndërsa Stefano Okaka është huazuar te Breshia, për të zëvendësuar të skualifikuarin Davide Pozancini.
Atalanta/Merr Plazmatin e Parraviçinin
Atalanta ka forcuar sulmin. Nga Katania ka ardhur Xhanvito Plasmati, 25-vjeçari që ka shënuar dy gola në kampionat gjatë këtij sezoni me sicilianët. Atalanta dhe
Parma kanë shkëmbyer huazime: në Bergamo vjen Françesko Parraviçini, ndërsa në Emilia u transferua mbrojtësi D'Agostino.
Kievo/Bëhen dy blerje prej Katanias
Kievo ka zyrtarizuar dy ardhje të reja. Klubi ka komunikuar se ka blerë nga Katania Xhenaro Sardon dhe Xhuzepe Koluçin. Ky i fundit është blerë përfundimisht nga verdheblutë, ndërsa Sardo është huazuar me të drejtën për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit.
Palermo/Sigurohet Abel Hernandez
Abel Matias Platero Hernandez, 19 vjeç, është një lojtar i Palermos. Sulmuesi uruguaian është blerë nga klubi sicilian dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2013. Hernandez është cilësuar si "xhevahir" dhe bën pjesë te Shpresat e Uruguait.
Sampdoria/Mbërrijnë dy talentë
Edhe klubi i Sampdorias ka zyrtarizuar mbërritjen e dy lojtarëve të rinj. Pikërisht xhenovezët kanë blerë Roberto Sorianon, mesfushorin 18-vjeçar nga Bajerni i Mynihut dhe gjithashtu, kanë huazuar Fabio Zamblerën, mesfushorin 19-vjeçar nga Njukasëlli.
Torino/Vjen Gasbaroni, ikën Amoruzo
Drejtori sportiv i Torinos, Rino Foski ka deklaruar se skuadra e tij ka marrë nga Xhenoa mesfushorin cilësor 27-vjeçar, Andrea Gasbaroni. Ndërsa, nga ana tjetër, klubi i Sienës ka arritur të marrë në huazim nga Torino sulmuesin 32-vjeçar, Nikola Amoruzo.