JUVELIVE
▼
04 shkurt 2009
Gllasgou Rejnxhers-Milan, sot përballja e luksit
Mbrëmjen e sotme, saktësisht në orën 20:45 skuadra e Milanit do të zhvillojë një miqësore luksi me një ndër formacionet më të njohura të ishullit britanik, skuadrën e Gllasgou Rejnxhers. Kjo përballje do të jetë një tjetër testim i shkëlqyer për teknikun e kuqezinjve, Karlo Ançeloti, për të krijuar një opinion më të saktë mbi mbërritjet e reja në Milanelo si mbrojtësit, Tiago Silva, ky i pranishëm edhe në miqësoren me Hanoverin dhe Mationin, tjetër mbrojtës brazilian i mbërritur te Milani dy javë më parë. Kjo është lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar për miqësoren kundër Rejnxhersit: Portierë: Dida, Donaruma - Mbrojtës: Antonini, Darmian, Jankulovski, Senderos, Tiago Silva, Mationi, Albertazi - Mesfushorë: Bekham, Kardasio, Flamini, Pirlo, Straser - Sulmues: Kakà, Inzagi, Pato, Sedorf, Shevçenko, Ronaldinjo.