JUVELIVE
▼
04 shkurt 2009
Gasbaroni premton lojë të nivelit të lartë
Mesfushori italian, Andrea Gasbaroni, gjatë orëve të fundit të merkatos transferohet nga Xhenoa te skuadra e Torinos. E me sa duket, mesfushori italian ndihet tepër optimist për aventurën e tij të re te Torino: “Unë jam një lojtar i rritur tek ekipet zinxhir të Juventusit, por në skuadrën e parë nuk kam luajtur ndonjëherë. Te Xhenoa nuk arrita të gjeja hapësirën e nevojshme, megjithëse kam kaluar shumë mirë atje. Shpresoj se tani që ndodhem te Torino, do arrij të jap atë që nuk dhashë dot në Xhenoa. Jam krenar që ndodhem në Torino, sepse ajo është skuadra e qytetit tim. Shpresoj që me ardhjen time t’i jap pikë të rëndësishme Torinos për të qëndruar në Serinë A”, përfundoi Gasberoni.