FIFA mbështet FIGC-in për pezullimin e futbollistëve
Presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, i është përgjigjur sot në mëngjes letrës së dërguar dje nga numri një i Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarlo Abete, lidhur me pëzullimin për një vit të futbollistëve Manini dhe Posancini. Blater i ka dhënë mbështetjen e plotë institucionit italian lidhur me vendimin ekstrem ndaj dy futbollistëve. Futbollistët janë pezulluar nga TAS (gjykata sportive italiane) për një vit nga futbolli, pasi ata janë prezantuar me vonesë në testin anti-doping në prag të përballjes mes Breshias dhe Kievos në dhjetorin e vitit 2007.