04 shkurt 2009

Derbi Partizani-Dinamo i besohet gjyqtarit Taullau

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, i është besuar gjhyqtarit Artan Taullau. Ndeshja tjetër, ajo mes Vllaznisë kryesuese dhe Besës së Kavajës do të gjykohet nga Lorenc Jemini.

Lushnja-Elbasani do të gjykohet nga laçiani Sokol Çekaj. Derbi i Myzeqesë, Apolonia-Bylis, do të gjykohet nga i riu Remzi Sadiku. Flamurtari-Teuta do të ketë arbitër kryesor Kridens Metën. Arjanit Lulajt i është besuar ndeshja Tirana-Shkumbini.

Poshtë është e shënuar lista me gjyqtarët e takimeve të kategorisë Superiore, dhe ajo e lojtarëve të pezulluar për këtë javë. Ndeshjet do të fillojnë në orën 14:00, përveç takimit Tirana-Shkumbini që do të luhet nesër në të njëjtën orë.

SUPERLIGA SHQIPTARE
JAVA XIX
04.02.2009

Apollonia-Bylis (Sadiku)
Lushnja-Elbasani(Çekaj)
Vllaznia-Besa (Jemini)
Partizani-Dinamo (Taullau)
Flamurtari-Teuta (Meta)
05.02.2009
Tirana-Shkumbini (Lulaj)

SUPERLIGA SHQIPTARE

• Apolonia – Agim Meto (3v)
• Shkumbini – Arlind Nora (3v)
• Flamurtari – Roberto Alviz (3v)
• Bylis – Polizoi Arberi (3v)
• Tirana – Bledar Devolli (3v)
Devis Mukaj (2v 1k)
• Dinamo – Elvis Kotorri (1k)
Julian Brahja (2v 1k)
Artion Poci (3v)
Danilo Nikolic (3v)
• Vllaznia – Dritan Smajlaj (3v)