JUVELIVE

03 shkurt 2009

Ashley Cole: Chelsea është viktima

Pas derbit të vikendit kundër Liverpoolit, në të cilën ndeshje Chelsea u mposht në Anfield me rezultat 2-0, Ashley Cole thotë se referët janë kundër bluve.
Në këtë ndeshje, Frank Lampard u ndëshkua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjen në Xabi Alonson pas një ore lojë, edhe pse xhirimet treguan se reagimi i mesfushorit anglez nuk ishte aq serioz.Ashley mendon se gjyqtarët janë kundër Chelseat dhe përmend një incident të ngjashëm në Stamford Bridge, kur Alan Hutton doli i pandëshkuar pas ndërhyrjes së egër ndaj Shaun Wright-Phillips në sezonin e kaluar.“Të gjithë kanë parë çfarë pati ndodhur me Shaun Wright-Phillips dhe askush nuk u ndëshkua për atë. Ne bëjmë një ndërhyrje të vogël dhe pranojmë kartonë të verdhë ose të kuq”, ka thënë Cole.