JUVELIVE

01 dhjetor 2008

Sneijder do të jetë i gatshëm për Barcelonën

Wesley Sneijder do t’i lëshojë dy ndeshjet e ardhshme me Real Madridin, por pritet që të jetë i gatshëm për derbin e madh kundër Barcelonës.
Holandezi pas vetëm 17 minutash lojë kundër Getafes, u desh të largohet nga fusha për shkak të zgjatjes së muskulit.Pas testeve të bëra, është vërtetuar se Sneijder nuk do të jetë në kombinim për ndeshjet kundër Sevillas dhe Zenitit, në Santiago Bernabeu.Megjithatë, ai do të duhej të ishte i gatshëm për ndeshjen më interesante të sezonit, atë kundër Barcelonës më 14 dhjetor.