01 dhjetor 2008

Rooney: Fitorja më e rëndësishme se goli i 100-të

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se qëllimi i tij kryesor kanë qenë tri pikët në derbin e qytetit ndaj Cityt, dhe jo të arrijë golin e tij të 100-të në Premierligë.
Rooney mbrëmë shënoi golin e vetëm të fitores së Djajve të Kuq, gol i cili ishte edhe jubilar në karrierën e tij.“Sinqerisht nuk mendoj shumë për golin e 100-të në karrierën time. Kënaqësia më e madhe ishte se goli u shënuar si mysafir ndaj Cityt. Fakti që ky ishte edhe goli i fitores më bën të jem veçanërisht i kënaqur”, ka thënë Rooney.“Por, kuptohet kjo është një arritje e madhe për ne. Unë jam i lumtur që arrita atë shifër, por siç thash edhe më herët, pres të arrijë edhe shumë gola të tjerë”, ka shtuar sulmuesi anglez.