Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, dëshiron ta angazhojë mesfushorin brazilian të Manchester Cityt, Elano.Siç përcjellin mediat italiane, presidenti i Lazios dëshiron ta përforcojë ekipin me dy emra të ri në afatin kalimtar të janarit, njëri prej të cilëve mbrojtës dhe një tjetër mesfushor.Spekulohet se zgjidhja e Lotitos është mesfushori Elano. Braziliani fiton shumë pak hapësirë në klubin anglez këtë sezon dhe më së shumti qëndron në stolin e rezervave.Elano ka edhe pasosh italian dhe për këtë është një opsion tërheqës për Lazion, që do të përpiqet ta angazhojë lojtarin së pari si huazim deri në fund të sezonit, me mundësi që transferimi të bëhet i plotë.Lazio dhe City kishin arritur një marrëveshje të tillë, kur në janar në Olimpico arriti sulmuesi Rolando Bianchi, por klubi romak nuk e bleu kartonin e plotë të tij në fund të sezonit.