JUVELIVE

01 nëntor 2008

Ujkonja romake gjah i lehtë për Juventus

Juventus e ka mposhtur me lehtësi Romën në Stadio Olimpico të Torinos me rezultat 2-0.
Pjesa e parë Ashtu siç u njoftua Roma e filloi takimin pa njeriun kryesor, kapitenin Francesco Totti, ndërkohë që edhe mesfushori italian, Alberto Aquilani, nuk arriti të rikuperohej për këtë ndeshje, por fatmirësisht aty ishte Julio Baptista, i cili shfaqi lojë të mirë në pjesën e parë. Te Juventus nuk i inkuadrua aspak plejmejkeri, Mauro Camoranesi, edhe pse ishte i rikuperuar, Ranieri preferoi që ta pushonte, pasi që nuk ishte nevoja e inkuadrimit të tij. Pikërisht braziliani Baptista ishte lojtari më i vërejtur në 45 minutat e para duke qenë rrezik permanent për portën e Maninger, megjithatë fati nuk ishte në anën e në minutat e para të ndeshjes Giallorosëve. Roma pati një iniciativë më të madhe në pjesën e parë duke krijuar disa raste, prej të cilëve më i rrezikshmi ishte kur pas një krosimi të Panuccit topi preku shtyllën e Juventusit, megjithatë asnjë lojtarë nuk arriti ta shtynte në rrjet. Nga ana tjetër rasti më i mirë i pakonkretizuar për bardhezinjtë ishte kur pas një krosimi të Del Pieros, Chiellini gjuajti me kokë, por Doni intervenoi për mrekulli duke shmangur gol të sigurt.
Se kush është Alex Del Piero më së miri e di portieri i Romës, Doni. Ashtu sikurse sezonin e kaluar, edhe këtë sezon ishte pikërisht Del Piero ai që e mposhti portierin brazilian.
Një gjuajtje e lirë në distancë prej 30 metrash dhe Grande Alex me një supergol krijoi epërsinë për Zonjën e Vjetër (38’).
Pjesa e dytë
Gjysmëloja e dytë i takoi krejtësisht skuadrës së Juventusit të cilët menaxhonin lojën në çdo pozitë. Me të filluar pjesa e dytë (48’) Del Piero gjen Marchionin, i cili e kalon Risen për ta dyfishuar epërsinë e Bianconerëve.
Pas golit të dytë të pësuar kryeqytetasit u humbën në fushë, ata nuk mund të organizonin asnjë sulm të mirëfilltë, pavarësisht se Spalletti u mundua që me zëvendësime të bëjë diçka. Kjo fitore e ngrit Juventusin në kuotën e 18 pikëve, ndërkohë që derisa të zhvillohet takimet e nesërme do ta mbajë pozitën e pestë me tre pikë diferencë nga lideri aktual, Inter.