JUVELIVE

02 nëntor 2008

Tottenham: Katër milionë euro për mbijetesë

Nëse skuadra londineze Tottenham Hotspur do të mbetet në Premier Ligë këtë sezon, trajneri i ri i klubit Harry Redknapp do të fitojë bonus prej hiq më pak se katër milionë euro, njofoton britanikja "Mirror".
Redknapp erdhi si trajner i Spursave për ta zëvendësuar trajnerin i cili dështoi totalisht këtë sezon, Juande Ramos, me ç’rast ky i fundit ishte përjashtuar për startin më të dobët në historinë e klubit. Nën udhëheqjen e Ramosit, këtë sezon Tottenhami luajti tetë ndeshje duke fituar vetëm dy pikë, dhe ky ishte një alarm për drejtuesit e skuadrës të cilët vendosën ta zëvendësonin atë. Ndërkohë që trajneri i ri ka arritur që në dy ndeshjet e fundit t’u bëjë ballë skuadrave të mëdha, duke i nxjerrë barazim Arsenalit, dhe duke fituar ndeshjen e fundit kundër Liverpool.