01 nëntor 2008

Tifozët: ‘Mou‘, çfarë po ndodh?!

Interi i ndarë: Disa presin shpërthimin e Murinjos, të tjerë "qajnë" Mançinin
100 ditët e Murinjos nën drejtimin e Interit tashmë kanë kaluar dhe shqetësimi i ngritur është se zikaltërit kanë lëshuar shumë pikë në rrugën e përshkuar deri tani në Serinë A. Kujtojmë një fakt: 2 dhjetor 2007, dita e 14 e Serisë A: Interi i Mançinit fitoi 2:0 në Firence dhe u largua prej andej duke u duartrokitur nga kundërshtari. 29 tetor 2008, dita e nëntë e Serisë A, Interi i Murinjos barazoi pa gola me Fiorentinën po në Firence dhe tekniku portugez justifikohej: "Këtu nuk është e lehtë të fitohet". 100 ditë pas stërvitjes së parë të Murinjos, kampionët e Italisë bien nga vendi i parë në të katërtin, mes premtimeve të pambajtura dhe problemeve ende të pazgjidhura. Të shikojmë se cilat.Nuk ka argëtim - "Pres një futboll tërheqës nga Interi": kështu deklaroi Murinjo më 3 qershor, kur siguroi gjithë botën e futbollit se nuk ishte një "dosido", duke bërë të qeshnin të gjithë. Kaloi fundi i verës dhe vjeshta: vetëm një ndeshje e luajtur nga Interi që la mbresa, 4:0 me Romën, por një Romë më e keqja e viteve të fundit. Të tjerat ndeshje për Interin nuk lanë asnjë mbresë". Individualizmat - "Unë punoj për principin e lojës". Këtë shpjegonte tekniku portugez më 19 shtator. Një tjetër premtim i pambajtur, pasi Interi ende nuk është një skuadër, por një grup që bashkon individualitete. Mes tyre është edhe Kruz, që ka firmosur suksesin kundër Leçes, shtatë minuta pas hyrjes. Pikërisht i disiplinuari argjentinas, që të gjithë trajnerët do të donin ta kishin, është simboli i pavullnetshëm i një premtimi të pambajtur. Sepse nuk është e vërtetë që tekniku mbron lojtarët, pasi pas gabimeve të para taktike, as nuk i grumbullon më. Ibrahimoviç i vetëm - Mjafton të shikosh formacionin e zikaltërve për t‘u bindur se Ibrahimoviç mbetet njeriu më i rëndësishëm tek Interi. Është zëvendësuar vetëm dy herë në 13 ndeshje zyrtare (nëntë në Serinë A, tri në Champions League dhe një në Superkupën e Italisë), në ndeshjet me Torinon (87‘) dhe Roma (83‘). Suedezi ka shënuar pesë gola, të gjithë në kampionat. Skema me sulmin trekëndësh nuk ka funksionuar, Ibrahimoviç shumë herë është parë i izoluar. Trajneri bën ndryshime të shpeshta. Duke filluar nga Kuarezma a Mansini, Figo, Obinna, Adriano, Balotelli nuk kanë bindur. Pak gola - Në pritje se çfarë di të bëjë Kuarezma para mbërritjes së Bekhamit, tek Interi mungon goli. Më shumë mungon efekti-Murinjo për të transformuar Interin në një skuadër që luan futboll tërheqës. Për momentin, presidenti Morati është me Murinjon ("Jam pas shpatullave të tij"). Mançini apo Murinjo - Zërat deri tani pak të zbehtë po përforcohen: Interi i Mançinit më tërheqës se Interi i Murinjos.Për momentin, ka dy mënyra të menduari te zikaltërit: "Së shpejti do të shihni Murinjon e vërtetë". "Por Roberto argëtonte më shumë". ProblemetSkuadra nuk argëton më askënd. Ka luajtur vetëm një ndeshje të bukur nga fillimi i sezonit (në Romë 0-4). Ka më shumë individualizma sesa një ekip kompakt. Ibrahimoviç është shpesh i izoluar, pasi mesfusha nuk e mbështet dhe ekipi shënon shumë pak gola. Portugezi i hedh "kunja" Milanit Trajneri zikaltër, i gjendur në një situatë të vështirë, ka filluar duke hedhur "kunja" ndaj rivalëve. "Duhet ekuilibër për sa i përket gjykimit. Kur Milani ishte në vështirësi dhe nuk i kishte këto penallti, unë thosha se ishte një skuadër e madhe, e cila herët apo vonë do të arrinte suksesin, kur Juve ishte në një situatë të vështirë kam thënë gjithmonë se kjo ishte vetëm çështje kohe. Nuk kam thënë kurrë që jemi para, jemi kampionë, të tjerët kanë vdekur, jam treguar gjithnjë i qetë me të tjerët, jam i tillë edhe me skuadrën time". Më tej nënvizon: "Nëse më pyesni në jam i kënaqur, them ‘jo‘. Nuk ndihem i lumtur që jam pas Milanit dhe nuk kam shënuar gol në dy ndeshjet e fundit".