Mbrojtёsi kuqezi Elvin Beqiri, i cili u pёrjashtua nё fund tё pjesës sё parё nё ndeshjen e mbrëmshme miqësore qё Shqipёria e zhvilloi ndaj Azerbajxhanit, thotë se kartoni ishte njё keqkuptim i gjyqtarit.Kartoni i kuq i dhënë nga gjyqtari gjeorgjian Lasha Sligava ishte nxitёs edhe i tensionit tё shkaktuar para pauzës mes ndeshjeve, ndërsa pas fundit tё ndeshjes Beqiri ka komentuar edhe arsyen e ndëshkimit. “Unë po flisja me një prej sulmuesve kundërshtarë, me të cilin isha konfrontuar thuajse që nga fillimi i ndeshjes”, ka thёnё mbrojtësi shqiptar. “Që nga momenti i shënimit dhe më pas, Subashiç po më provokonte dhe i gjithë debati im me të u zhvillua në rusisht. Në çastin që unë iu drejtova lojtarit kundërshtar, gjyqtari u keqkuptua, pasi ishte shumë afër dhe kujtoi se e kisha me të”, ka shtuar Beqiri.