Barcelona ka vazhduar serinë e ndeshjeve të shkëlqyeshme me plot gola, pasi që sonte e ka mposhtur Malagan në udhëtim me rezultat 4-1.Blaugranët e filluan furishëm takimin duke shënuar golin e parë që në minutën e gjashtë me anë të mesfushorit Xavi Hernandez. Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën shumë shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pas shtatë minutash (13’) me golin e Dudas. Goli i Messit në minutën e 19-të bëri që Barca të shkojë në pushim me epërsinë 2-1. Katalunasit shënuan edhe dy gola në pjesën e dytë. Ishte sërish Xavi ai që shënoi golin e tretë (52’), ndërsa një autogol i Weligton përcaktoi shifrat përfundimtare të takimit.