JUVELIVE

20 tetor 2008

XHORXHO KIELINI “Rezultatet negative, faji ynë, jo i teknikut”

Pas humbjes kundër Napolit, mbrojtësi i Juventusit, Xhiorxhio Kielini, fajëson të gjithë skuadrën për humbjen e dytë radhazi në kampionat, e cila tani ndodhet në kuotën e 9 pikëve: “Jemi të dëshpëruar, sepse shpresonim ta fitonim atë ndeshje. Tani nuk ka kohë të mendojmë për humbjen, sepse na pret ndeshja e së martës kundër Realit”. Më pas, Kielini bën autokritikë në emër të mbrojtjes bardhezi: “Është e vërtetë që kemi bërë disa gabime në mbrojtje, të cilat nuk duhet të përsëriten më, pasi në këto momente e paguajmë shtrenjtë”. Kielini shikon si fajtorin kryesor për humbjen kundër Napolit, të gjithë skuadrën: “Jemi të gjithë përgjegjës, por nëse fitojmë kundër Realit, do dalim nga kjo krizë”, ka përfunduar mbrojtësi bardhezi, Xhiorxhio Kielini.