19 tetor 2008

Thellohet kriza e Juventusit

Zonja e Vjetër ka pësuar humbje në San Paolo përballë Napolit, i cili rrallë mposhtet para publikut të vetë, sidomos kur luan kundër skuadrave të mëdha.Kjo humbje ia përkeqëson punët sidomos trajnerit të Juves, Claudio Ranieri, të cilit dështimi i radhës do t’ia bëjë të pasigurt qëndrimin në krye të Bardhezinjve. Edhe pse ishte Juventus skuadra e cila e shënoi golin e parë në ndeshje (61’) me anë të transferit nga Palermo, Amauri, vendasit përmbysën gjithçka dhe e fituan ndeshjen. Napolitanët lejuan vetëm tre minuta të zgjaste epërsia e Bianconerëve duke barazuar (64’) me anë të Hamsik. Dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja sulmuesi i rrezikshëm i Napolit, Lavezzi, shënoi golin e fitores e cila e ngrit Napolin në vendin e parë me 14 pikë.