Ranieri është vënë në dyshim nga skuadra bardhezi për sezonin e ardhshëm dhe zëvendësuesi i tij duket të jetë Luçiano Spaleti, ose kjo është ajo mbi të cilën janë të sigurt lojtarët e Romës. Mësohet se në stërvitjet e fundit të verdhekuqve, tonet ndërmjet trajnerit dhe lojtarëve nuk kanë qenë shumë të qeta. Kur Spaleti ka kërkuar të dijë shkaqet e krizës së skuadrës, njëri prej veteranëve të Romës i është kundërpërgjigjur: “Çfarë kërkoni më kot ndaj nesh. Ju tashmë mund të quheni trajneri i Juventusit”.