Mesfushori bardhezi, Pavel Nedved, nuk e pranon aspak që Juventusi ndodhet në krizë. Sipas futbollistit çek, skuadra thjesht ka humbur një ndeshje, vetëm kaq. Kështu, gjatë një interviste të dhënë, 36-vjeçari Nedved, si ka folur për formën e tij fizike, është fokusuar më pas te momenti jo dhe aq të mirë që po kalon “Zonja e Vjetër”.A mendoni se Juventusi është në krizë?Nuk ndodhemi aspak në krizë. E vërteta është se mediat po spekulojnë shumë mbi këtë. Ne humbën vetëm një ndeshje, dhe kaq.Ama, në tabelën e klasifikimit ju mungon ndonjë fitore...E dinim që muaji shtator do të ishte shumë i vështirë. Gjithashtu ishim të vetëdijshëm edhe që muaji në vazhdim, pra tetori, do ishte tepër impenjativ. Mirëpo, ne lojtarët më të vjetër në këtë skuadër jemi mësuar tashmë me polemikat dhe spekulimet mediatike. Megjithatë, ju siguroj se pikërisht falë tyre do fuqizohemi akoma më shumë.Si ndiheni tani kur mendoni se brenda pak ditëve do të luani ndaj Napolit, Real Madridit e pastaj edhe në derbin me Torinon? E kam thënë gjithnjë se burrat e vërtetë dallohen në ditë të vështira, dhe Juventusi është një skuadër që përbëhet nga burra të tillë. Sipas opinionistëve, Juventusi është një skuadër e fortë fizikisht, por pa lojtarë teknikë. A jeni dakord me këtë?Nuk është aspak e vërtetë. Mjafton të shikosh Del Pieron dhe Xhovinkon, për ta hedhur menjëherë poshtë këtë gjë. Juve, që prej kohës që kam ardhur unë, ka qenë një skuadër, në organikën e së cilës ka pasur një mori lojtarësh teknikë. E prisnit që ndeshjen kundër Palermos do ta nisnit nga stoli?Jo, nuk e prisja në fakt. Mendoja që nga stoli do luaja kur të ndihesha më i lodhur. Gjithsesi, këto zgjidhje i bën trajneri dhe unë i respektoj ato.Ranieri, çfarë trajneri është sipas jush?Është një teknik, i cili ka ekzaktësisht objektivat tanë. Ne duam të fitojmë po aq sa dhe ai do të fitojë me Juventusin. Për mendimin tim, ai është tekniku i duhur për ne. A ekziston ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet Ranierit apo lojtarëve më të vjetër?Absolutisht jo. Pastaj, Ranieri është një trajner që komunikon gjatë gjithë kohës me lojtarët. Po për Champions-in, a besoni se mund ta fitoni sivjet?Shpresoj shumë. Champions-i është ëndrra ime. Ç’mendoni për ndeshjen e radhës ndaj Realit?Është një sfidë e madhe, të cilën po e pres me padurim. Por jo vetëm unë, e gjitha skuadra. Mendoni se Xhovinko është trashëgimtari juaj i denjë tek Juventusi?Unë kam shumë besim tek ai. Juventusi ka dy vjet që po e kërkon. Dhe ai është duke luajtur me të vërtetë mjaft mirë. Cili është sekreti juaj tani që jeni 36 vjeç?Thjesht stërvitem maksimalisht çdo ditë, dhe kaq.
JUVELIVE
▼
16 tetor 2008
Nedved: Skuadra është me Ranierin