Presidenca e re e skuadrës së Mançester Sitit është e gatshme të bëjë çdo gjë vetëm për t’i vënë në dispozicion teknikut të skuadrës, Mark Hjuxhs, një skuadër të mbushur me kampionë. Sipas të përditshmes britanike “News of the World”, Al-Fahim, pronari arab i Sitit, është gati të shpenzojë 100 milionë sterlina, ose afërisht 200 milionë euro për merkaton e janarit, për të synuar “sulmin” ndaj tre prej lojtarëve më në zë të momentit, Rikardo Kaka, Xhanluixhi Bufon dhe Fernando Torres. Në pamje të parë një plan i tillë duket shumë i vështirë për t’u mbyllur me sukses, por tashmë asgjë nuk është e pamundur për Mançester Sitin, përderisa kanë arritur të bindin një kampion si Robinjo për të zgjedhur klubin e dytë të Mançesterit kundrejt atij të Çelsit të Roman Abramoviç. Nga ana tjetër, nuk ka ditë që në listën e dëshirave të pronarit arab të Sitit të mos shtohet një emër i ri, apo më saktë një ndër lojtarët më të formë të momentit, dëshirë e cila mund të realizohet duke njohur pasurinë që gëzon Al-Fahim. Aktualisht mësohet se synimi kryesor për merkaton e janarit është sulmuesi spanjoll i Liverpulit, Fernando Torres, të cilit Mançester Siti i ka bërë një ofertë zyrtare prej 250 mijë sterlinash në javë, afërsisht 500 mijë euro në javë, por përafërsisht e njëjta shifër pritet t’u ofrohet edhe dy yjeve të tjerë të Milanit e Juventusit, nëse ata janë të gatshëm të pranojnë ofertën e Sitit.
JUVELIVE
▼
13 tetor 2008
Mançester Siti, 200 milionë euro për Kaka, Bufon e Torres.