24 tetor 2008

LAJMET NEWS 24.10.2008


Shqipëria miqësore me Paraguain?
Amerinakojugorët na kanë në listë për datën e lirë, 19 nëntorin
Paraguai është një nga kandidatët e mundshëm, për të qenë kundërshtari i Shqipërisë për një ndeshje miqësore në datën e lirë të UEFA-s. Sinjali nuk vjen nga zyrat e Federatës Shqiptare Futbollit, por nga Amerika e Jugut Paraguai - Shqipëria është në kërkim të një kundërshtari për datën 19 nëntor. Por emri i Paraguait është bërë i njohur nëpërmjet mediave të huaja. Faqja prestigjioze sportive "Goal.com", ishte ajo që publikoi dje këtë lajm. Presidenti i Federatës Paraguaiane të Futbollit, Juan Angel Napout, në një prononcim të tij, ka theksuar se kandidatët e mundshëm të tyre për një ndeshje miqësore në datën e lirë të muajit nëntor janë tre: Peruja, Izraeli dhe Shqipëria. Paraguai është lideri i grupit eliminator të Amerikës së Jugut për Botërorin 2010. "Peruja ishte një nga finalistet e Botërorit të kaluar, është një rival që e respektojmë, nëse do ta konkretizonim takimin do ta luanim në Lima, por nuk hedhim poshtë rivalët e tjerë, si përfaqësueset e Izraelit e Shqipërisë", pohoi bosi i futbollit paraguaian. Nëse zhvillohet, kjo do të jetë ndeshja e parë që Shqipëria luan me një kombëtare nga Amerika Latine. Më 11 shkurt 2009, Paraguai ka programuar një miqësore me Turqinë. Dështimet - Tentativat e deritanishme të Federatës Shqiptare të Futbollit për të gjetur një kundërshtar për 19 nëntorin kanë rezultuar të dështuara. Në listën e emrave, të cilëve u është kërkuar të luajnë një ndeshje miqësore muajin e ardhshëm, kanë qenë Sllovakia, Zvicra, Turqia, Kroacia, Sllovenia apo edhe ndonjë skuadër tjetër. Por asnjë prej tyre nuk ka kthyer përgjigje pozitive. FSHF pohon se, e angazhuar për të punuar në këtë drejtim, është RTL-ja (grupi mediatik që ka blerë të drejtat televizive të Kombëtares). Pohohet se ka disa alternativa, nga të cilat drejtuesit e FSHF -së nënvizojnë se do të mundohen të zgjedhin më të mirën. Trajneri Han ka shprehur më parë se dëshiron një kundërshtar të nivelit mesatar për miqësoren e tretë nën drejtimin e tij.Miqësoret - Në dy miqësoret e para, holandezi humbi 1-0 me Poloninë e Leo Benhakerit (ndeshja u luajt në Reutlingen të Gjermanisë) dhe fitoi 2-0 kundër Lihtenshtejnit (golat nga Hyka e Kapllani). Shqipëria në katër ndeshjet zyrtare eliminatore të Botërorit 2010 ka grumbulluar katër pikë, ku spikasin dy barazimet e mëdha me Suedinë (0-0) në Tiranë dhe Portugalinë (0-0) në Bragë. Dy ndeshjet e ardhshme zyrtare janë ato kundër Maltës në transfertë, më 11 shkurt, e Hungarisë, më 28 mars në Tiranë. Në dy takimet e para me këta kundërshtarë, ndaj Maltës fituam në Tiranë (3-0, golat nga Bogdani, Duro, Dallku) e me Hungarinë humbëm 2-0 në Budapest, që janë njëherësh edhe dy golat e pësuar nga Arjan Beqaj në katër takime zyrtare.

Han: Nuk i kam kërkuar Marvajn dhe Sadriajn
Mërgim Mavraj, mbrojtës i Bokumit, dhe Bajram Sadriaj, mesfushori i Borusias së Dortmundit, janë shndërruar ditët e fundit si dy kandidatë potencialë për të fituar një vend në Kombëtare. Gjithçka është bërë rreth një interesimi të supozuar të trajnerit të Kombëtares sonë, Ari Han. Por vetë tekniku holandez ka hedhur poshtë të ketë shprehur interes për dy futbollistët. Një gjë të tillë e ka bërë në një intervistë të gjatë, të dhënë për të përditshme kosovare "Koha Ditore". "Kam dëgjuar që në Federatën Shqiptare është folur shumë për mundësinë e thirrjes së këtyre dy futbollistëve në Kombëtare, por unë nuk kam folur asgjë për këta dy lojtarë". Megjithatë, tekniku i kuqezinjve as nuk e ka mohuar, por as pohuar mundësinë e thirrjes së tyre për ndeshjen miqësore që Shqipëria pritet të luajë më 19 nëntor.

Arjan Beqaj vlerësohet me notë më të mirë se Murinjo
Portieri i Kombëtares ka marrë vlerësim 7.5, ndërsa vetëm 6.5 për trajnerin e Interit
Arjan Beqaj dhe Anorthosis i tij po shkruajnë histori në Evropë. Portieri i Kombëtares shqiptare dhe skuadra qipriote është cilësuar deri tani si surpriza e Champions League në këtë sezon. Deri tani, portieri shqiptar ka qenë njeriu më vendimtar në sukseset e këtij ekipi të vogël. Në ndeshjen e së mërkurës, ku skuadra e tij humbi me rezultatin 1-0 ndaj Interit me golin e Adrianos, ka marrë një nga vlerësimet më të larta nga ekspertë të futbollit evropian për paraqitjen e tij. Beqaj ka marrë një notë të lartë (7.5) nga ky takim, duke pasur parasysh pritjet e shkëlqyera që ka bërë, ndërkohë që te goli i Adrianos, ekspertët e përjashtojnë Beqajn nga faji. Portieri kosovar është llogaritur si lojtari më i mirë në ndeshje, së bashku me dy lojtarët e Interit, Kambiaso (7.5) dhe Adriano (7.5), të cilët kanë marrë notat më të larta. Nota e vlerësimit të Beqajt është më e lartë se ajo e trajnerit të Interit, Hose Murinjo (6.5). Anorthosis pas tri ndeshjesh, ka arkëtuar katër pikë, duke shënuar një barazim (kundër Verderit), një fitore (kundër Panathinaikosit) dhe një humbje (kundër Interit). Kështu Interi gjendet në vendin e parë me shtatë pikë, Anorthosis në të dytin me katër pikë, Verderi në vendin e tretë me tri pikë dhe i fundit gjendet Panathinaikosi me një pikë. Aktualisht ekipi i portierit shqiptar ka shanse të konsiderueshme për të kaluar në fazën tjetër të çerekfinaleve të Champions Leauges. Ekipi që duket më i favorizuari për të kaluar dhe pothuajse e ka arritur një gjë të tillë është Interi, i cili duket se në këtë sezon nuk ka kundërshtarë jo vetëm në Itali. por edhe në Evropë. Gjithashtu Anorthosis, nëse vazhdon me këtë ecuri, do të ketë të gjitha gjasat që të marrë pjesë në garën e mëtejshme në Champions, edhe pse lufta është shumë e vështirë.

PSG "qan" golin e Canës në 2005
Olimpik Marseja dhe Lorik Cana duhet ta harrojnë sa më shpejt humbjen në Ligën e Kampioneve ndaj PSV Einhovenit (2-0). Kapitenin shqiptar i Marsejës e pret një ndeshje me aromë speciale për të si futbollist. Këtë fundjavë, skuadra marsejeze do të luajë kundër ish-skuadrës së tij, Paris Sën Zhermenit, atje ku dhe Cana "zbuloi" botën e futbollit profesionist, e ku për gati 3 vjet luajti bashkë edhe me një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, brazilianin Ronaldinjo. Mediat franceze kanë nisur punën për të nxitur atmosferën e klasikes transalpine. Një kujtim i bukur e lidh Canën me këtë sfidë: gol i jashtëzakonshëm me kokë kryeqytetasve, në fitoren 1-0, më 16 tetor 2005. Tifozët e PGS-së reagojnë në "allpsg.fr": "Kurrë nuk duhej ta lejonim që ai (Cana) të ikte tek armiku i përjetshëm. Ishte një gol i karikuar me inat".

Mateus: Balak e Frings po gabojnë
Reagon ish-ylli gjerman, pas shpërthimit të polemikave në Kombëtare
Pas polemikave të fundit në Kombëtaren gjermane, ka reaguar edhe ish-ylli i Gjermanisë, Lotar Matues, në një intervistë për "ZDF". Çfarë e karakterizon një lojtar lider?Me veprimet që ai bën, jo vetëm në rolin e vet, por në organizimin e skuadrës, duhet të bindë. Prandaj, një lojtar lider ka një personalitet të fortë dhe prezencë. Ai duhet të jetë paksa më i madh (në moshë), dhe të orientojë të tjerët në ndjekjen e udhëzimeve të trajnerit. Ai është njeriu i kontaktit për trajnerin me skuadrën dhe për këtë shpesh është kapiteni. Lideri ka edhe privilegje, por të cilat nuk lejohet t‘i shfrytëzojë.Atëherë Mikael Balak është një lider i vërtetë?Padyshim që ai është lideri i Kombëtares gjermane. Balak është për momentin i vetmi lojtar gjerman i rangut botëror. Ne ndoshta mund të heqim dorë nga ai për një ndeshje. Por, nëse ne duam të arrijmë diçka vërtet të madhe, pa atë nuk mundemi. Balak bën ndryshimin. Megjithatë, për fat të keq, ai po tregohet më aktiv jashtë fushës sesa brenda saj. Fatkeqësi për të dhe për skuadrën.Çfarë do të duhej të bënte Balak më mirë?Gjithçka, çfarë ai dhe trajneri kanë debatuar duhet të mbetet brenda dhomave të zhveshjes. Ajo që po ndodh, nuk pritej prej tij. Gjithçka po del në media. Kështu po humbasin besimin te njëri-tjetri.Kjo ishte ajo që nuk pëlqeni ju dhe Franz Bekenbauer?Po. Të paktën një herë në javë, ne kemi organizuar një takim të rezervuar, njëlloj si te Kombëtarja apo te Bajerni i Mynihut. Atje u fol për skuadrën, taktikën, paraqitjen. Asgjë nuk është bërë publike. Ishte një bisedim klasik mes katër palë syve.A e kuptoni reagimin e Balak ndaj Lëv, për çështjen e Torsten Frings?Komplet. Interferencat e Balak në publik nuk mund të lënë të kënaqur trajnerin e Kombëtares. Jo gjithçka është për t‘u thënë në publik. Unë nuk e kuptoj se përse e bën kështu kapiteni. Ai mund ta bëjë ndryshe.Cili është mendimi juaj për reagimin e Frings, që kërcënon me largimin nga Kombëtarja?Çfarë do të bënte ai, nëse ndonjëherë trajneri Schaaf do ta linte në stol te Verder Bremen? A do të hiqte dorë nga kontrata e tij? Frings padyshim ka cilësi të mira dhe është i nevojshëm për Kombëtaren. Por, ai shpesh ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka luajtur një Evropian të mirë. Që luan Thomas Hitzlsperger, mund të them se ka treguar se e meriton. Por si e shikoni ju qëndrimin e Frings?Në realitet, ai e ka një vend, ka eksperiencë dhe është i pjekur, falë të cilës mund të konsiderohet si një lider. Por, nëse ai dëshiron të jetë lideri i vërtetë, atëherë nuk mund të tregohet i ndjeshëm tani dhe të krekoset edhe të tërhiqet nga Kombëtarja. Kjo është jo profesionale. Aktualisht, ai nuk po bind te Verderi jo te Kombëtarja. Lëv nuk e ka lënë jashtë skuadrës, por e ka ulur në pankinë. Frings reagon në mënyrën e gabuar. Ai mund ta tregojë më mirë përgjigjen e tij në fushë.

Murinjo, i kënaqur me fitoren, por aspak nga niveli i shfaqur
Trajneri i Interit flet për rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Anorthosis
Inter mendohej që ta mbyllte me sukses ndeshjen me kampionin e Qipros, Anorthosis, por pak besonin se shifrat e këtij suksesit do të ishin minimale. Tekniku portugez, Murinjo, e shikon skuadrën në kryesimin e grupit B, por ka mbetur larg të qenit i kënaqur me nivelin e lojës që zhvilloi Interi i tij. "Jam i të njëjtit mendim si ju, deklaroi në konferencën e shtypit, tekniku portugez. Nuk ishte një nivel loje që krijonte impresion të veçantë. Megjithatë, për situatën ku ndodhemi dhe rezultatin e marrë, mund të them se ato janë komforte dhe të krijojnë ndjesinë e të qenit i qetë". Për teknikun Murinjo, java që kaloi Interi ishte shumë e vështirë, pasi shumë futbollistë u rikthyen të lodhur, pas detyrave që ata kryen me skuadrat kombëtare, në ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës-2010, në Afrikën e Jugut. Në veçanti kjo javë ishte e vështirë për futbollistët brazilianë dhe argjentinas të Interit. "Mendoj se dëmtimi i Kambiasos ishte pasojë e natyrshme e lodhjes së madhe fizike në ndeshje, por dhe udhëtime të gjata rraskapitëse. Adriano shënon golin e vetëm të fitores dhe Murinjo, që e la pushim në sfidën me Romën, tregoi se cila është kura për sulmuesin brazilian: "Nëse Adriano fle mirë, stërvitet intensivisht dhe pi vetëm ujë, ai mund të jetë shumë komfort në lojën e tij gjatë 90 minutave". Edhe në një natë pa golin e Ibrës, Zlatan merr vlerësimin e portugezit. "Një si ai duhet të luajë gjithmonë. Për mua, për skuadrën, për klubin, për tifozët dhe për të gjithë ata që e duan futbollin. Nuk e kuptoj se si mund të flasin të tjerët dhe nuk i kuptoj ata, që më pyesin nëse është e drejtë ta lë të luajë kaq shumë, përse nuk e nxjerr në minutën e 70". Për lajmin e blerjes së Bekhamit nga Milani vjen një batutë: "Sigurisht, Interi nuk mundej ta merrte, ka 29 lojtarë, të gjithë shumë të fortë. Ardhja e tij megjithatë është një lajm fantastik për Milanin dhe për futbollin italian". Anorthosis ka humbur, pasi ka testuar jo pa sukses kundërshtarët e tjerë të grupit, Verder Bremen dhe Panathinaikos. Për teknikun e kampionit të Qipros, Ketsbaja post-ndeshja ishte një përzierje kënaqësie dhe kurajoje. "Inter është një skuadër e madhe dhe kjo më bën kurajoz për lojën e skuadrës sime. Ajo që më pëlqeu të skuadra ime ishte se e pa në sy Interin, nuk tregoi frikë dhe kolaps përpara një emri të madh". Për Ketzbajen, skuadra e tij duhet të qëndrojë në tokë: "Kemi katër pikë, por ato nuk mjaftojnë për të dalë në vendin e tretë". Anorthosis mendon objektivin më të realizueshëm: nga Champions League të vazhdojë në Evropë, në Kupën UEFA.

Rumenige mbron sërish Klinsmanin
Karl-Heinz Rumenige del sërish në krah të trajnerit Jurgen Klinsman. Ai ka kundërshtuar këtë herë edhe Franz Bekenbauer, i cili ka folur së fundmi në Tv "Premiere", ku ka thënë se trajneri duhet të arsyetojë në lidhje me situatën. "Trajneri është sovrani i vetëm dhe askush nuk mund t‘i shpjegojë se çfarë taktike i duhet skuadrës", shpjegon shefi i Bajernit të Mynihut. Ai kundërshton kështu edhe shkrimet e medias, të cilat ushtronin presion ndaj Klinsman, që ai të kthehej te moduli 4-4-2. Edhe Franz Bekenbauer kishte shprehur të njëjtën gjë në Tv "Premiere", para ndeshjes së Champions kundër Fiorentinës. Kjo nuk është hera e parë që Rumenige del në mbrojtje të trajnerit.

Terri, gati për sfidën me Liverpulin
Kapiteni Xhon Terri është gati të udhëheq Çelsin e tij në betejën e së dielës në "Stamford Brixh", ku do të zbresë Liverpul, ndërsa duket se ka lënë pas atë shqetësim, që i ka krijuar dhimbja e shpinës. Tani Çelsi ka përballë provën e zjarrtë me Liverpulin, dy skuadra kryesuese dhe pa humbje në Premier League. "Gjatë kësaj jave, Xhon Terri është stërvitur normalisht me skuadrën, ndërkohë që vazhdon dhe trajtimi i tij nga stafi mjekësor. Kjo bëhet e nevojshme pas çdo seance stërvitore. Situata është normale për të komentoi tekniku Skolari. Nuk ndjen me dhembje". Tekniku brazilian pohoi se "nuk ishte e bukur për t‘u parë në sy fitorja ndaj Romës, por ajo pati më shumë vlerën e tri pikëve shumë të rëndësishme".

Suksesi i Barçës, metodat e Guardiolës
Barcelona shkatërroi të mërkurën në Bazel skuadrën vendase, duke i dhënë një goditje kritikës së bërë për atë politikë rotacioni që po ndjek tekniku 37-vjeçar, Pep Guardiola. Me suksesin ndaj Bazelit, Barcelona është e vetmja skuadër në 32 pjesëmarrësit në Champions League që ka fituar tre ndeshjet e para në grup. Nuk ishte e lehtë, megjithatë Guardiola ka të drejtën në anën e tij për të vlerësuar shumë "nivelin e shfaqur nga skuadra e tij dhe rezultatin e arritur". "Ne nuk do të lejojmë të ulim ritmin pas tre fitoreve, theksoi Guardiola. Por e rëndësishme është të shikojmë përpara. Nuk është i lehtë rotacioni, pasi të gjithë futbollistët kanë punuar duke dhënë maksimumin".

Benitez: Liverpuli humbi dy pikë
Tekniku spanjoll i Liverpulit, Benitez, nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe bashkë me të kritikën ndaj të tijve, pasi Atletiko i Madridit u lejua të barazojë shifrat në 1:1 kur kishin mbetur me pak se 10 minuta lojë. Në një sfidë tërheqëse në "Vicente Kalderon", shumë intensive në veprime, të dy skuadrat braktisën qëndrimet konservatore në këtë ndeshje. Barazimi mund të duket si rezultati më i drejtë, por ky koncept nuk pëlqehet nga Benitez. "Nëse përpara ndeshjes do të më thoshin se në përfundimin e gjysmës së rrugës do të kishin 7 pikë, do të isha i kënaqur, por sonte ne kemi humbur dy pikë të sigurta", pohoi Benitez.

Ançeloti: Do jem me një kombëtare
Ançeloti flet sërish për të ardhmen. Ai shikon përpara. Tashmë ka një ide për një eksperiencë në drejtimin e një kombëtareje në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut. Pikërisht atje është përqendruar vëmendja e Ançelotit: "Çfarë do të ishte e pazakontë, nëse në atë kohë do të drejtoja një kombëtare?", ka thënë seriozisht ai. Asgjë, edhe pse deri atëherë do të jetë lidhur me Milanin: "Do të më pëlqente të mundja Nereo Rokon si trajneri më jetëgjatë te Milani, kam një kontratë deri në 2010 dhe shpresoj ta arrij këtë objektiv". Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën që në botërorin 2010 të jetë me një kombëtare.

Bayern Munich-Schweinsteiger, e ardhmja ne dyshim
Bayern Munich nis ofensiven per te mbajtur ne skuader mesfushorin e talentuar Bastian Schweinsteiger.
Bayern Munich nis ofensiven per te mbajtur ne skuader mesfushorin e talentuar Bastian Schweinsteiger.
“Duam qe Schweinsteiger te qendroje me ne”, ka thene presidenti i shoqerise Karl-Heinz Rummenigge ne lidhje me kete ceshtje, duke kerkuar rinovimin e kontrates qe skadon ne fund te ketij sezoni. “Jemi optimiste dhe mendoj se do arrijme te gjejme nje rrugezgjidhje”, thekson shefi bavarez, duke treguar qarte se nuk kerkon te heqe dore nga nje lojtar kaq i rendesishem.
Sinjalin e pare shqetesues per Bayern Munich e ka dhene Juventus. Skuadra torineze ka “trokitur ne deren” e agjentit te lojtarit, duke kerkuar qe ta marre ate ne Itali me parametrat zero. Nderkohe, nese Schweinsteiger nuk firmos deri ne janar me Bayern, ai eshte i lire te nenshkruaje per nje klub tjeter.

Terri: Gol dhe Liverpulit!
Kapiteni i Çelsit ndihet në formë pas fitores ndaj Romës dhe dëshiron të përsëritet edhe në kampionat “Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje deri tani është se ata ngjajnë shumë me ne në kohën e Murinjos” Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, e ka krahasuar skuadrën e tanishme të Liverpulit me atë të Çelsit nën drejtimin e Hoze Murinjos. Terri pranon se të kuqtë kanë grumbulluar pikë në kampionat edhe kur nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë. Në fakt, skuadra e Benitezit ka arritur të sigurojë katër fitore pasi ishte duke u mundur gjatë ndeshjes duke bërë të mundur kështu që të ndajë kreun e renditjes bashkë me Çelsin. Të dy skuadrat do të ndeshen me njëra?tjetrën të dielën në Stamford Bridge, dhe Terri pranon se ka mbetur shumë i habitur nga forma e kundërshtarëve. Ai tha: “Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje deri tani është se ata ngjajnë shumë me ne në kohën e Murinjos. Edhe ne arrinim të fitonim ndeshje ku nuk ishim duke luajtur aq mirë. Mund të ishim në disvantazh ose barazim, dhe në fund arrinim ta kthenim në favorin tonë. Duhet të ruhemi nga kjo, sepse janë pikërisht këto pikë që të japin titullin. Ata po tregojnë vendosmëri të madhe këtë vit”. Terri është i vendosur për të ndaluar vrullin e Liverpulit, në sfidën e së dielës, dhe ndihet gati të shënojë sërish, pas golit të fitores ndaj Romës në ndeshjen e Champions League. “Ishte një ndeshje e vështirë, sepse Roma vinte nga një humbje e thellë në kampionat dhe luajti për nderin e saj. Mund të kishim bërë më shumë, por fatmirësisht fituam dhe kjo ka rëndësi në këtë fazë të kompeticionit”. Terri është kritikuar shumë nga mediat javën e fundit, pasi luajti me Çelsin në fitoren 5?0 ndaj Midëllsbrout, tri ditë pasi nuk u aktivizua me Anglinë në fitoren ndaj Bjellorusisë për kualifikueset e Kupës së Botës. Ai hodhi poshtë hamendësimet se preferon klubin ndaj kombëtares, duke thënë: “Askush nuk ishte më i mërzitur se sa unë që nuk udhëtova me skuadrën në Bjellorusi. U përpoqa shumë, por shpina nuk ishte gati. Anglia është shumë më e madhe se Çelsi, Mançester Junaitedi apo çdo klub tjetër, sepse aty përfaqëson vendin tënd dhe unë jam shumë krenar që jam kapiten i Anglisë”.

Benitezi justifikohet: Vetëm Mbrojta yjet e mi!
Trajneri i Liverpulit shpjegon pse zëvendësoi Robi Kinin, Stiven Xherardin dhe Ksavi Alonson në takimin ndaj Atletikos Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, justifikoi vendimin e tij për të zëvendësuar Robi Kinin, Stiven Xherardin dhe Ksavi Alonson, duke thënë se ata ishin të tre të dëmtuar dhe nuk donte të rreziknte. Liverpuli po fitonte 1?0 ndaj Atletikos së Madridit para se të tre lojtarët të zëvendësoheshin njëri pas tjetrit, por në fund spanjollët arritën të barazonin. Gjatë 45 minutave të dyta mungesa e tre lojtarëve u ndie në fushë dhe vetëm Dirk Kajt mundi të mbante disi përpara të kuqtë. Megjithatë, Benitezi nuk pranoi se këto zëvendësime i kishte bërë ngaqë e quante te fituar takimi, por sepse të tre lojtarët morën nga një goditje dhe ai nuk donte të rrezikonte. Duke mendua redhe për takimin e së dielës ndaj Çelsit, Benitezi tha se i nxori tre yjet për t’i qetësuar. “Të tre lojtarët patën disa probleme”, shpjegoi ai. “Kini, Xherardi dhe Alonso ishin të lodhur dhe morën disa goditje, kështu që mendova të përdorja disa lojtarë më të freskët dhe më në formë. Dhe u përpoqa që t’i mbroja duke i zëvendësuar. Nuk mendoj se kanë ndonjë gjë serioze, duhet të presim dhe të shohim çfarë do të në thonë mjekët. Për Robin e di që ishte një problem muskulor, ndërsa Xherardi është në rregull. Thjesht ishte shumë i lodhur. Ndërsa Alonso ka marrë një goditje në gju dhe nuk doja të rrezikoja”.

Mesi: Një mbrëmje fantastike!
Talenti argjentina është shprehur shumë i lumtur për suksesin e arritur në Bazel “Aksionet e golave treguan se qartë se ne lojtarët kuptohemi në perfeksion me njëri?tjetrin” Lionel Mesi ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen që Barcelona zhvilloi kundër Bazelit në Zvicër. Një fitore e thellë 5?0 dhe shou i argjentinasit, i cili vazhdon të konfirmojë formën e tij të mirë në këtë fillim sezoni. Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, Mesi tha: “E vërteta është se kemi luajtur shumë mirë. Ishte një ndeshje të cilën e kishim përgatitur shumë mirë dhe gjithashtu që e zgjidhëm që në pjesën e parë. Jam i kënaqur, sepse kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Me pak fjalë, ishte një mbrëmje fantastike për të gjithë skuadrën tonë”. Lidhur me golin e shënuar, talenti argjentinas tha: “Mund të them se të gjitha golat ishin shumë të bukur dhe me aksione të mrekullueshme. Një gjë e tillë tregon se lojtarët kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të kuptohen në perfeksion me njëri?tjetrin. Një gjë e tillë është shumë e rëndësishme”. Për sa i përket aktivizimit të tij, Mesi tha se është diçka që nuk vendos ai: “Kam biseduar shumë herë me trajnerin Guardiola. Kundër Bilbaos nuk luajta, por gjithçka është e justifikueshme. Mund të them se është trajneri ai që vendos, ndërsa ne lojtarët duhet të bëjmë maksimumin kur na vjen mundësia për të zbritur në fushë. Unë mendoj se sezoni është shumë i gjatë, kemi shumë ndeshje për të zhvilluar, kështu që çdo futbollist do të ketë mundësinë për të luajtur dhe për t’u ndierë i rëndësishëm te Barcelona. Tekniku Guardiola i trajton të gjithë njësoj dhe kjo është ajo që vlen më shumë”. Në fund, lidhur me ecurinë pozitive të Barçës, argjentinasi tha: “Kemi bërë gjithçka mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Jemi në rrugën e duhur dhe skuadra është e mbushur me optimizëm”.

Adriano ka rilindur edhe falë Murinjos
Nën tutelën e portugezit, sulmuesi i Interit po kthehet në majë “Trajneri më jep qetësi, me të jam shumë mirë. Më telefonon në shtëpi për të kontrolluar që jam duke bërë një jetë profesionisti” Adriano vazhdon të rrisë nivelin e tij, me hapa të vegjël por konstantë. Nuk është akoma “Perandori 2004”, por duke menduar formën e tij sezonin e kaluar që mund të jepej edhe falas duke parë edhe kontratën e tij milionere. Murinjo mund të ketë kushtuar shumë, por deri tani është duke justifikuar të gjitha shpenzimet e Moratit deri më tani. “Trajneri më jep qetësi, me të jam shumë mirë, më telefonon në shtëpi për të kontrolluar që jam duke bërë një jetë profesionisti. Bëj atë që më thotë ai. Jam duke u përmirsuar nga dita më ditë, nuk jam akoma në formën time më të mirë, por jam duke u kthyer Hulk. E rëndësishme është që të mos lë kurrë stërvitjen, dhe për këtë gjë më ka ndihmuar shumë jeta private e qetë”. Atij i pëlqen shumë të luajë në krah të Ibrahimoviçit. “Ai është një lojtar i madh dhe të dialogosh me të është gjëja më e thjeshtë në botë”. Pas golit kundër Anarthosis, Adriano shkoi të përshëndeste të gjithë pankinën. “Në veçanti përshëndeta Kuarezmën, sepse përpara se të fillonte ndeshja, ai më tha se do të shënoja”. Ky ishte goli numër tre i këtij sezoni, i 12?ti në Champions League. Në Europë ai ka një mesatare prej një goli në dy ndeshje, “me atë fizik ai mund të bëj gjëra të mëdha”, tha Murinjo. “I mjafton që të flejë dhe të ushqehet me bukë dhe ujë. Gjithsesi, nuk kemi asnjë problem në sulm, por në mesfushë kemi disa mungesa, tani është ndaluar Kambiaso. Gjithsesi mendoj se ai nuk ka asgjë serioze, sepse eksperienca e ndaloi atë që të dilte përpara”.

Morati: Bekam? Ka ardhur për para!
Presidenti i Interit jep mendimin e tij në lidhje me ardhjen e mesfushorit anglez në “San Siro” Numri 1 i zikaltërve mendon se ardhja e mesfushorit anglez te Milani është vetëm për të mbushur arkat e klubit kuqezi “Milani e konsideron si të ardhme atë që ka bërë deri më tani, kështu që mund të bëj zgjedhje të ndryshme”. Në këtë mënyrë ka komentuar presidenti i Interit, Masimo Morati, mbi projektin që do të sillte Devid Bekam në janar. “Milani ka patur historinë e saj dhe tani mendon se ky është momenti i duhur për të bërë sa më shumë para”, tha Morati në një intervistë. “Këta lojtarë do t’i paguajnë, sepse edhe ata duhet të derdhin para për ta, por gjithsesi mund të jetë rruga e duhur për t’u ndjekur dhe nuk kam asnjë gjykim për të dhënë”. Para dy ditësh presidenti i Interit kishte deklaruar: “Eshtë një filozofi që Milani e filloi që kur bleu, Vierin, më pas Ronaldon, më pas Ronaldinjon dhe tani Bekam”. Gjithsesi Morati ka dëshirë të shprehë se Interi i tij është duke ndjekur një rrugë tjetër, një rrugë që sipas tij nuk është e keqe. “Jemi duke ndjekur një rrugë tjetër sepse jemi në një situatë tjetër, dhe nuk më duket keq. Në jemi duke investuar në lojtarë të rinj për të ndërtuar të ardhmen”. Ndërsa Milani, përfundoi Morati, “konsideron të ardhmen atë që ka bërë, kështu që mund të bëj gjëra të tjera”. Dhe për ata që kërkonin t’i vinin në dukje faktin se Milani është duke thirrur më shumë tifozë nëpër stadiume, ai tha: “Eshtë një krizë e përgjithshme e ekonomisë, kështu që futbolli nuk është i përjashtuar nga kjo situatë botërore”.

Maradona, edhe më pranë Argjentinës!
Pas dorëheqjes së Alfio Basiles, menjëherë Diego Armando Maradona ka hedhur kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij. “E di që mund t’i jap kombëtares atë që i ka munguar gjithë këto vite. Di gjithashtu që ka shumë trajnerë të tjerë me shumë eksperiencë, të cilët mund të kenë më shumë shanse se mua për të marrë drejtimin e Argjentinës. Megjithatë, unë nuk i humb shpresat deri në momentin e fundit”. Përveç Maradonës, ndër emrat më të dëgjuar për t’u ulur në pankinën e kombëtares argjentinase janë edhe emra si Bianki apo Serxho Batista. Ky i fundit, ishte njeriu i cili drejtoi kombëtaren olimpike të Argjentinës drejt fitimit të medaljes së artë. Por, në lidhje me kandidaturën e Maradonës ka folur edhe një drejtues i Federatës Argjentinase të Futbollit, Norai Nakis, i cili tha: “Do të më pëlqente që Maradona të ihte trajneri i ardhshëm i kombëtares. Ai gjithmonë ka pritur radhën e tij. Eshtë një njeri fantastik dhe gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me Federatën”. Për sa i përket kandidaturës së Karlos Biankit, drejtuesi i Federatës tha: “Në mbledhjen që kemi zhvilluiar, emri i Biankit nuk është përmendur aspak, ashtu siç nuk ka patur emra të tjerë përveç Maradonës”.

Snajder i sigurt: Ky Real mund të fitojë gjithçka!
“Nuk na mungon asgjë, kështu që jemi favoritë në të gjitha kompeticionet” Mesfushori i Realit të Madridit, Uesli Snajder, mendon se grupi i lojtarëve që ka skuadra madrilene është i mjaftueshëm për të fituar çdo trofe këtë sezon. Kohët e fundit janë hedhur shumë dyshime mbi vazhdimësinë e skuadrës së Bernd Shuster dhe këto dyshime u përforcuan edhe më shumë pas humbjes me Juventusin në Champions League. Por, mesfushori holandez mendon të kundërtën: “Kemi një skuadër shumë të fortë dhe me shumë cilësi. Nuk e di nëse na mungon ndonjë futbollist, por unë jam i bindur se me këtë grup lojtarësh që kemi, mund të luftojmë për të fituar çdo titull këtë sezon. Unë mendoj se nuk na mungon asgjë, kështu që duhet vetëm të punojmë dhe të bëjmë më të mirën tonë”. Snajder mendon se humbja në Torino me Juventusin nuk ka asgjë shqetësuese. “Eshtë edhe ndeshja e kthimit, kështu që i kemi të gjitha shanset për të bërë më të mirën tonë. Në “Bernabeu” jam i bindur se do të jtë gjithçka ndryshe. Një fitore do të na jepte vendin e parë dhe unë jam i bindur se mund ta arrijmë këtë”. Lidhur me rolin e tij në fushën e lojës, holandezi tha: “Ndoshta po të luaj më përpara, mund të jap më shumë në rendimentin tim, por është trajneri ai që vendos. Kam biseduar me Shusterin dhe mund të them se gjithçka shkon mirë mes nesh. Ndoshta trajnerit i duket më mirë që unë të luaj i tërhequr në mesfushë”.

Zanetti: Milan pengesa e vetme
Interi është në krye të tabelës në Serie A, ndërsa ndeshja shkatërruese të cilën e zhvilloi kundër Romës tregon se asnjë skuadër nuk mund t’ia kufizojë rrugën drejt titullit kampion, ndërsa kapiteni i zikaltërve, Javier Zanetti, beson se Milani do të jetë rivali kryesor për titull.
“Milani është aty! Ata i kanë kaluar problemet e tyre dhe e kanë më të lehtë pasi që nuk janë të përfshirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon”. “Mendoj se ata do të jenë pengesa kryesore dhe do të luftojnë për Scudetto deri në fund. Ata kanë një numër të madh lojtarësh të shkëlqyer të cilët gjithmonë janë në gjendje të ndryshojnë diçka”. “Megjithatë nuk mendoj se skuadrat tjerat do të mund të garojnë për titull, porse ata vetëm do ta kryej obligimin e tyre në këtë kampionat”.

Alonso: Mund t’i japim fund rekordit tё Chelseat
Xabi Alonso mendon se Liverpooli mund tё tregojё se ёshtё njё prendendent serioz pёr titullin duke shёnuar fitore tё dielёn nё Samford Bridge dhe duke i dhёnё fund vargut tё shkёlqyeshёm tё rezulteteve tё cilёt i ka shёnuar Chelsea nё fushё tё vet.
Tё dyja ekipet ende nuk kanё humbje nё sezonin e ri tё Premierligёs, dhe tё dielёn do tё pёrballёn me njёri tjetrin. Chelsea, qё ёshtё lider nё tabelё me pikё tё barabarta me Liverpoolin, por me diferencё golash mё tё mirё, nuk ka humbur nё fushё tё vet nё 86 ndeshje, qё nga viti 2004, kur sё fundi u mposht nga Arsenali me rezultat 2-1. Liverpooli ka njё rekord tё keq nё Stamford Bridge, duke fituar vetёm njё herё nё 18 vitet e fundit dhe duke shёnuar 10 gola gjatё kёsaj periudhe. “E dimё se Chelsea ka njё rekord tё shkёlqyeshёm nё fushё vendore nё Premierligё dhe se ata nuk kanё humbje po thuajse katёr sezone, andaj kjo do tё jetё vёrtet vёshtirё, por sinqerisht jemi tё gatshёm pёr rezultat tё mirё”, ka thёnё Alonso. “Shpresoj qё ne tё jemi ekipi qё do t’i japim fund rekordit tё tyre. Fitorja ndaj Chelseat mund tё na ngritё shumё pёr pjesёn e mёtejme tё sezonit, por edhe nёse fitojmё tri pikё, do tё jetё herёt tё flitet pёr titull. Ende ka shumё”, ka shtuar spanjolli.

Ramos: Gabimi i portierit na kushtoi me humbje
Trajneri i Tottenhamit, Juande Ramos, nuk e fsheh zhgёnjimin pas humbjes 2-0 nё udhёtim tek Udinese nё ndeshjen e parё tё fazёs sё grupeve tё Kupёs UEFA, dhe si fajtor e etiketon portierin Gomes.
“Jam shumё i hidhёruar, pasi qё nuk dua tё humbas. E humbёm kёtё ndeshje nё kёtё garё dhe tash duhet tё fitojmё nё ndeshjet tjera pёr t’u kualifikuar. Nё pjesёn e dytё luajtёm mirё, por portieri jonё bёri gabim dhe ndeshja mori kahje tjetёr”, thotё trajneri spanjoll. “Nёse Gomez nuk do ta bёnte gabimin, nёse ne tё parёt do tё kishim arritur gol, gjёrat do tё ishin mё ndryshe. Kuptohet, gabimet e tilla gjithmonё mund tё ndodhin, kjo ёshtё pjesё e futbollit”, shton Juande Ramos.

Real Madrid kthehet kah Ribery dhe Shwainschtainger
Mesfushorёt e Bayern Munichut, Frank Ribery dhe Bastian Schweinsteiger, raportohet se janё nё listёn e dёshirave tё Real Madridit.
Sipas sportives AS, drejtuesit e Realit janё duke punuar seriozisht nё pёrforcime tё reja, pasi qё verёn qё kaloi nuk arritёn ta forcojnё ekipin dukshёm. Me dёshtimin e transferimit tё Cristiano Ronaldos, Ramon Calderon dёshiron njё pёrforcim tё ri pёr pozicionet anёsore. Sipas mediave spajolle, Reali ёshtё kthyer kah dyshja e klubit gjerman, Frank Ribery dhe Bastian Schweinsteiger. Por Reali do tё ketё nevojё edhe pёr njё pёrforcim tё ri nё sulm, qё do t’i jepte mё shumё gjallёri dyshes sё plakur, Ruud van Nistelrooy dhe Raul.

Deko dёshiron Ligёn e Kampionёve edhe me Chelsean
Mesfushori portugez Deko, i cili kёtё verё kaloi nga Barcelona tek Chelsea, dёshiron ta fitojё Ligёn e Kampionёve edhe me ekipin anglez.
Deko dy herё ka triumfuar nё garёn mё tё madhe evropiane, sё pari me Porton nёn drejtimin e Jose Mourinhos, dhe pastaj me Barcelonёn nёn drejtimin e Frank Rijkaard. Nёse arrin tё triumfojё me Chelsean, Deko do tё ishte vetёm futbollisti i dytё nё histori, i cili fiton tre titull me tre klube tё ndryshme. Kёtё deri tash e ka bёrё Clarence Seedorf, i cili ka triumfuar me Ajaxin, Real Madridin dhe dy herё me Milanin. “Liga e Kampionёve ёshtё trofeu mё i rёndёsishёm tё cilёn Chelsea kurrё nuk e ka fituar. Ështё e rёndёsishme pёr klubin ta fitojmё dhe unё do tё kem rast qё tё triumfoj sёrish nё kёtё garё. Kjo ёshtё njё sfidё e shkёlqyeshme pёr mua”, thotё portugezi.

Milan fiton me lehtёsi pёrballё Heerenveen
Njё fitore mbresёlёnёse nё udhëtim tek ekipi holandez Heerenveen, i ka sjellё Milanit tri pikёt e para nё ndeshjen e parё tё fazёs grupore tё Kupёs UEFA, qё pёrfundoi me rezultat 3-1.
Njё autogol nga Jong-A-Pin (19’) dhe njё gol tjetёr nga mesfushori italian Gennaro Gattuso (23’) e çuan Milanin nё epёrsi tё dyfishtё qё nё pjesёn e parё. Filippo Inzaghi doli nё skenё nё pjesёn e dytё, duke e shtuar avantazhin pёr rosonerёt (69’), ndёrsa vendasit arritёn vetёm tё ngoshtojnё disavantazhin nё 3-1, me anё tё penaltisё sё shndёrruar nё gol nga Pranjic. Ndeshja tjetёr e grupit E ka pёrfunduar me fitore tё vendasve tё Braga, qё mposhti ekipin anglez Porsmouth me rezultat 3-0.

Kriza e Tottenham vazhdon me humbjen nga Udinese
Rezultatet e dobëta të Tottenham vazhdojnë edhe në Kupën UEFA, derisa ekipi anglez është mposhtur në udhëtim tek ekipi italian, Udinese, me rezultat 2-0, në kuadër të grupit D.
Portieri Heurelho Gomes fauloi Fabio Quagliarellan në zonën e rreptësisë, duke shkaktuar penalti, të cilën nuk e huqi Antonio Di Natale (24’).Anglezët pësuan edhe më keq kur Jamie O'Hara u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda një minute, në fillim të pjesës së dytë (56 dhe 57’).Fitoren për ekipin italian e vulosi Simone Pepe, katër minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Hamburg shënon fitore në udhëtim
Pas fitores së Schalkes në fushë të vet ndaj ekipit francez PSG, edhe ekipi tjetër gjerman që garon në Kupën UEFA, Hamburg, ka shënuar fitore prej 2-1 në udhëtim tek ekipi sllovak, Zilina, në ndeshjen e grupit F.
Sulmuesi kroat Mladen Petric, shënoi golin e parë për ekipin gjerman, pas 15 minutash lojë, derisa Ivica Olic dyfishoi epërsinë pak para fundit të pjesës së parë (44’).Pavarësisht golit të shënuar nga zëvendësuesi Emil Rilke (69’), sllovakët nuk arritën të nxjerrin pikë në përballje me gjermanët.CSKA mposht DeportivonNga ndeshjet tjera, në grupin H, CSKA Moska ka shënuar fitore bindëse ndaj ekipit spanjoll Deportivo La Coruna.Dy gola të shpejtë nga mesfushori 18-vjeçar Alan Dzagoev (9’ dhe 12’), i lejuan ekipit rus të marrë frymë më lirshëm. Vagner Love vulosi rezultatin për rusët pas një ore lojë.

Kuranui ndihmon Schalken të mposhtë PSG-në
Sulmuesi problematik Kevin Kuranyi ndihmoi ekipin e Schalke 04 të shënojë një fitore të lehtë prej 3-1 në Kupën e UEFA përballë ekipit francez Paris Saint Germain, në ndeshjen e parë të grupit A.
Kuranyi shënoi një dhe asistoi në një gol tjetër. Mbrojtësi francez Larrys Mabiala shënoi në portën e vet, për ta çuar ekipin gjerman në avantazh pas 12 minutash lojë. PSG pothuajse barazoi pas 37 minutash, kur Mateja Kezman nga një pozitë ideale dërgoi topin jashtë porte. Schalke menjëherë u kundërpërgjigj duke dyfishuar rezultatin me anë të Kuranyi (39’).Ekipi gjerman siguroi rehatinë me golin e tretë, të shënuar nga Halil Altintop në minutën e 69-të, pas asistimit të Kuranyit. Një gol i shënuar nga Clement Chantome, dy minuta para fundit të ndeshjes, nuk arriti më shumë se sa të ngushtonte rezultatin në 3-1.

Terry: Anglia para Chelseat
Kapiteni i Chelseat dhe i Anglisë, John Terry, ka bërë një deklaratë të guximshme duke e vendosur kombëtaren angleze para ekipit të Premierligës.
“Njerëzit duhet ta dinë si jam si lojtar dhe si karakter. Është zhgënjyese nëse dikush e vendos në pikëpyetje vendosmërinë time për të luajtur për klubin ose vendin. Askush nuk është djegur më shumë se unë, si kapiten i Anglisë, të largohem nga ekipi javën e fundit dhe t’i shoh ata duke udhëtuar për në Bjellorusi”, thotë Terry.“Bëra gjithçka për të qenë në formë, por shpina ime nuk ishte e gatshme. Anglia është më shumë se Chelsea, më shumë se Manchester United, pasi që ju e përfaqësoni vendin tuaj dhe ne të gjithë jemi shumë krenar ta bëjmë këtë, dhe askush nuk është më krenar se unë”, ka përfunduar Terry.