JUVELIVE

23 tetor 2008

LAJMET NEWS 23.10.2008

Van Basten frikësohet nga Aston Villa
Gjigantët e Ligës holandeze Eredivisie, Ajax, sonte ndeshen me skuadrën nga Liga Premier, Aston Villa, ndërsa ish-trajneri i Holandës, Marco van Basten mendon se nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e tij.
“Lojtarët tanë duhet të jenë të jashtëzakonshëm nëse dëshirojnë të nxjerrin rezultat të mirë. Sa i takon përgatitjes së tyre fizike, ne jemi shumë mbrapa”. “Aston Villa ka shumë lojtarë të mirë me shumë përvojë, pastaj ata luajnë në një Ligë me nivel më të lartë se kjo e jona, dhe ky është dallimi më i madh”. “Ne luajmë në Eredevise me një grup lojtarësh të rinj, prandaj sipas meje dy favoritët kryesorë në grupin tonë janë Aston Villa dhe Hamburger SV. Ata e kanë edhe buxhetin e madh dhe është e pamundur që të jemi konkurrues përballë tyre”, ka thënë trajneri i Ajaxit dhe legjenda e dikurshme e Milanit.
Rooney në kërkim të golit të 100-të
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, shpreson të arrijë ta shënojë golin e 100-të në karrierë këtë vikend, mu kundër ish-klubit të tij, Evertonit.
Tifozët e Evertonit ende janë të hidhëruar për shkak se sulmuesi anglez kaloi në United para katër viteve dhe pritet të ketë një mirëseardhje jo të këndshme në Gudison Park.“Do të jetë diçka e veçantë nëse e arrij golin e 100-të kundër Evertonit, klubit ku fillova karrierën. Gjëja e parë që dua janë tri pikë, por nëse arrij të shënoj gol do të ishte shkëlqyeshëm”, ka thënë Rooney për The Sun.“Ndoshta jam ca vetjak para golit, por sërish punoj në favor të ekipit. Përpiqem të jem më i hapur për bashkëpunim me bashkëlojtarët në aspekt të shënimit të golave dhe shpresoj se do ta bëj këtë gjë gjatë këtij sezoni”, përfundon sulmuesi anglez.
Scolari: Më i rëndësishëm ishte rezultati
Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, është i kënaqur nga fitorja e bluve, dhe thotë se futbollistët e tij kanë luajtur shumë mirë edhe krahas asaj që ndeshja nuk ishte e mirë për sy.
“Gjëja më e rëndësishme e ndeshjes kundër Romës, ishte rezultati. Iu kam thënë futbollistëve se kjo do të jetë një ndeshje taktike. Ne duhej të ishim të qetë dhe të përpiqemi ta arrijmë golin e parë. Pas kësaj, kemi më shumë hapësirë”, ka thënë Scolari pas ndeshjes. “Thash se kjo do të jetë një ndeshje e dy ekipeve të shkëlqyeshme. Ndonjëherë 1-0 është më mirë se 5-0, pasi që duhet ta respektoni ekipin kundërshtar. Nuk mendoj se ishte një ndeshje e bukur, por njerëzit që e njohin futbollin e dinë se futbollistët luajtën shumë mirë”, shton braziliani.
Beqar vlerësohet lartë nga ekspertët
Portieri i Kombëtares Shqiptare dhe i skuadrës qipriote Anorthosis Famagusta, Arian Beqaj, ka marrë një vlerësim të larte nga ekspert e futbollit evropian për paraqitje e tij të mbrëmshme kundër Interit pavarësisht se skuadra e tij humbi në Giuseppe Meazza me rezultat minimal 1-0, me golin e Adrianos.
Beqaj ka marrë një notë të lartë (7.5) nga ky takim duke pasur parasysh pritjet e shkëlqyera të cilat i ka bërë, ndërkohë që te goli i Adrianos ekspertët e përjashtojnë Baqajn nga faji. Portieri kosovar është llogaritur si lojtari më i mirë në ndeshje, së bashku me dy lojtarët e Interit, Cambiaso (8) dhe Adriano (8), të cilët kanë marrë notat më të larta. Anorthosis pas tre ndeshjesh ka arkëtuar katër pikë, duke shënuar një barazim (kundër Werderit), një fitore (kundër Panathinaikosit) dhe një humbje (kundër Interit). Kështu Interi gjendet në vendin e parë me shtatë pikë, Anorthosis në të dytin me katër pikë, Werderi në vendin e tretë me tre pikë dhe i fundit gjendet Panathinaikosi me një pikë.
Simao: Mund ta mposhtnim Liverpoolin
Autori i golit të barazimit në ndeshjen e mbrëmshme në mes të Atletico Madridit dhe Liverpoolit, Simao Sabrosa, thotë se ekipi i tij arriti me meritë tek pika e fituar, dhe se kishte mundësi ta fitonte ekipin anglez.
“Barazimi është një rezultat i mirë, pasi që kishim disa ndeshje në varg të cilat nuk i luajtëm mirë. Kjo do të na japë vetëbesim. Tash të dyja ekipet kemi nga shtatë pikë dhe duhet të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë në rundin e ardhshëm”, thotë Simao. “Luajtëm në mënyrë më kompakte, kjo e befasoi Liverpoolin dhe në fund rezultati ishte i drejtë. Ky gol ishte i mirë për mua dhe për ekipin, dhe shumë i rëndësishëm. Madje patëm mundësi edhe të fitojmë”, ka shtuar portugezi.
Eduardo rikthehet pas tri javësh
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se sulmuesi Eduardo da Silva do të fillojë të luajë rregullisht pas tri javësh.
Braziliani me nënshtetësi kroate, pësoi një lëndim të tmerrshëm në fillim të këtij viti gjatë ndeshjes ndaj Birminghamit, pas së cilës u dyshua se karriera e rij mund të kishte përfunduar.“Eduardo është vetëm tri javë afër rikthimit të tij në futbollin garues”, ka bërë të ditur trajneri i topçinjve, Arsene Wenger.Topçinjtë përballen edhe me një lëndim tjetër që i dëmton mjaft, atë të Tomas Rosickyt. Çeku është jashtë fushe që nga 29 janari dhe rikthimi i tij po shtyhet disa herë.
Shpërblimet për Portugalinë trazojnë Kombëtaren
Portugalia vlen vetëm 50 mijë euro. Ky është përfundimi që ka arritur Federata Shqiptare e Futbollit për sa i përket shpërblimeve që do t’u jepen lojtarëve të Kombëtares për barazimin historik 0-0 në Braga ndaj luzitanëve.
Por e veçanta është se ata do të ndahen nga një futbollist, gjë e cila, duke iu referuar precedencës, mund të shkaktojë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve mes vetë lojtarëve. Futbollistët e Kombëtares do të shpërblehen me 50.000 euro në total për barazimin 0-0 në Portugali, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010 në Grupin 1. Vendimi është marrë dje nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të federatës në internet, në të cilën, për çudi, nuk është publikuar shifra. Kjo krijoi jo pak kaos, pasi burime pranë institucionit të futbollit në fillim thanë se “lojtarët do të marrin nga 3000 euro”. Por më pas, po ky burim, saktësoi se shifra totale që do të jepet për barazimin ndaj luzitanëve në Bragë “do të jetë 50000 euro”. Ky vendim ka hedhur poshtë atë që ishte publikuar në shtyp ditët e fundit në lidhje me shpërblimin “në formë pakete për ndeshjen ndaj Portugalisë, bashkë me dy fitoret e kërkuara në ndeshjet e ardhshme ndaj Maltës dhe Hungarisë, shumë e cila kapte shifrën e 15 mijë eurove për lojtar. Megjithatë, mënyra aktuale e zgjedhur për ndarjen e shpërblimeve do të jetë e veçantë. Kjo për faktin se do të jetë një nga futbollistët ai që do të përcaktojë se sa i takon secilit lojtar. Këtë e konfirmoi edhe burimi ynë (“lojtarët do t’i ndajnë mes tyre si ta shikojnë të arsyeshme”), i cili më pas bëri të njohur edhe emrin e “llogaritarit” të Kombëtares në rastin e shpërblimeve. Ai do të jetë kapiteni i përfaqësues sonë, Altin Lala. Ndarja e shpërblimeve nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares, i cili llogarit se sa do të përfitojë “X” apo “Y” futbollist për paraqitjen që ka bërë në ndeshjen përkatëse, nuk është një metodë e re për Kombëtaren tonë. Një precedent të tillë e gjejmë rreth 10 vite më parë, në periudhën 1999-2002, kur përfaqësuesen kuqezi e drejtonte trajneri i njohur Medin Zhega. Por nëse rikthehemi pak në kohë, kjo metodë ka sjellë jo rrallëherë pakënaqësi në radhët e futbollistëve në dhomat e zhveshjes. Deri para vendimit të djeshëm, shpërblimet i ndante vetë Komiteti Ekzekutiv apo drejtuesit e lartë të FSHF-së. Gjithçka bëhej në bazë të minutave të aktivizimit. Në Komitet u miratuan edhe thirrja e Asamblesë së Zakonshme Vjetore të FSHF-së më 12 nëntor, në orën 09:00 në Tiranë. Në rendin e ditës ishte parashikuar dhe kërkesa (në mënyrë të përkohshme) e klubit Luz i Vogël për të qenë anëtar i FSHF-së. U dha leja që Luzi i Vogël të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë në 2008-2009, vetëm pasi të jepet leja nga të gjitha klubet pjesëmarrëse në këtë kategori.
Guardiola: Ishte njё fitore e pritur
Trajneri i Barcelonёs, Josep Guardiola, ёshtё i kënaqur me paraqitjen e ekipit tё tij nё ndeshjen e mbrëmshme tё Ligёs sё Kampionёve kundër ekipit zviceran Bazel, dhe lëshon lëvdata veçanërisht pёr tё riun Bojan Krkic.
“Gёzohem qё arritëm shpejt tё hyjmë nё rritëm dhe arritëm gol mjaft herët, qё na qetësoi. Jam shumё i kënaqur nga loja e Krkic, i cili tregoi se ka vend nё ekip, pasi qё deri nё kёtё rast shumё rrallë luante”, ka komentuar trajneri i Barcelonёs. “Jam i kënaqur edhe nga fakti se disa futbollistё dëshiruan tё pushojnë nё kёtё ndeshje si Samuel Eto’o, ndërsa edhe Henry dhe Iniesta kishin mundësi tё pushojnë me tё cilёn mendoj se do t’u kthehet freskia nё ndeshjen e ardhshme kundër Almerias”, ka shtuar Guardiola.
Mourinho: Paraqitja jo e mirё, pasojё e ndeshjeve ndёrkombёtare
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, mendon se paraqitja jo aq e mirё e ekipit tё tij në ndeshjene mbrëmshme kundër Anorthosis, si dhe lëndimi i Esteban Cambiassos janë pasoja tё lodhjes sё lojtarёve me ekipet kombëtare.
“Java e kaluar nuk ishte e lehtё pasi qё shumё futbollistё ishin nё detyra kombëtare, veçanërisht brazilianёt dhe argjentinasit. Mendoj se lëndimi i muskulit tё Cambiasos ёshtё pasojё e kësaj. I kam pyetur nёse duan pushim, por ata dëshironin tё luanin”, thotë Mourinho. “Ndeshja e sotme nuk ishte mbresёlёnёse, por jemi tё kënaqur me gjendjen nё grup. Kundёrshtarёt erdhën ta mbrojnë rezultatin dhe nuk u përpoqën deri nё 10 minutat e fundit”, shton portugezi. Nё ndeshjen e mbrëmshme, mbrojtja mysafire nё krye me portierin kosovar Arjan Beqaj, arriti tё mbrojё nё mёnyrёn mё tё mirё portёn, duke pёsuar vetëm njё gol, tё shёnuar nga Adriano, qё doli edhe tё ishte vendimtari pёr fitoren e nerazurёve. “Nёse Adriano flen mjaftueshëm, stërvitet me ngulm dhe pin vetëm ujё, nuk ka arsye tё mos luajё 90 minuta. Ai ka vetëm 25 vjet”, shton Mourinho rreth autorit tё golit tё fitores.
Spalletti: Nuk patëm fat
Trjaneri i Romёs, Luciano Spalletti, ka thёnё se ekipi i tij nuk kishte fat nё ndeshjen e mbrëmshme kundër Chelseat nё Ligёn e Kampionёve, ndeshje qё përfundoi nё favor tё anglezёve.
Pas humbjes sё tretё nё varg tё Romёs, Spalletti nuk ёshtё i zhgënjyer nga loja e ekipit tё tij, por nga fati i keq qё i shoqëron ata. “Ky ёshtё njё moment i vështirё pasi qё nuk luajtëm keq, por nuk kishim fat. Mendoj se e vetmja mёnyrё me tё cilёn Chelsea mund tё arrinte gol sot, ishte nga korneri dhe kёtё edhe e realizuan”, ka thёnё Spalletti. “Megjithatё Terri ёshtё i shkёlqyeshёm dhe ndonjёherё duhet t’ia pranoni kualitetet kundërshtarit. Ende kemi gjasa tё vazhdojmë mё tej. Mё pëlqeu disponimi i ekipit sonte, vetëm na duhej mё shumё fat”, ka përfunduar italiani. Roma mbetet nё vendin e tretё tё tabelës me tre pikё, njё mё pak se vendi i dytё ku gjendet ekipi rumun Cluj me katёr pikё. Chelsea udhëheq grupin me shtatё pikё.
Adriano shpon portёn e Beqajt
Inter ka arritur fitore shumё mё tё vështirё se qё ёshtё menduar ndaj ekipit qipriot Anorthosis Famagusta, me golin e vetëm tё shёnuar nga sulmuesi brazilian Adriano, derisa ndeshja tjetër e grupit B, ajo mes Panathinaikos dhe Werderit përfundoi pa fitore, 2-2.
Interi pati vështirёsi tё gjejё portёn e portierit shqiptar Arjan Beqaj, duke arritur tek njё fitore e vështirё vetëm me anё tё golit tё Adrianos nё fund tё pjesës sё parё tё ndeshjes (44’). Ndeshja tjetër e grupit B, përfundoi me ndarje pikёsh. Mysafirёt gjermanë kaluan nё epёrsi me anё tё golit tё Mertesacker pas po thuaj gjysmё ore lojё (29’), ndërsa vendasit barazuan me anё tё Mantzios, shtatё minuta mё pas (36’). I njëjti lojtar solli avantazhin e parё pёr grekёt (68’), por gjermanёt nuk u dorëzuan dhe morrin njё ёikё me anё tё golit tё Almeida, shtatё minuta para fundit tё ndeshjes. Interi me fitoren e sotme merr kryesimin e grupit B me shtatё pikё, i ndjekur nga Anorthosis me katёr pikё.
Terri thyen rezistencën romake
Njё gol me kokё i shёnuar nga John Terry nё pjesën e dytё, ishte i mjaftueshëm t’i japё fitoren prej 1-0 ekipit tё Chelseat nё derbin e Ligёs sё Kampionёve përballё Romёs nё Stamford Bridge.
Pas njё pjese tё parё tё sikletshme, kapiteni i Chelseat gjeti golin pas njё harkimi nga korneri tё Frank Lampard nё minutën e 78-tё, pёr t’u dhёnё djelmoshave tё trajnerit Luiz Felipe Scolari tri pikё tё merituara. Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes ekipit francez Bordeaux dhe ekipit rumin CFR Cluj, përfundoi po ashtu me fitore minimale tё vendasve. Golin e vetëm tё ndeshjes, qё nё fakt ishte autogol, e shёnoi kapiteni i ekipit rumun, Cadu, pasi qё devijoi njё harkim tё Yoann Gourcuff, top qё përfundoi nё rrjetёn mysafire. Chelsea mban kreun e grupit A me 7 pikё, dhe ndiqet nga Cluj me 4 pikё. Roma dhe Bordeaux mbledhin nga tre pikё nё fundin e tabelës.
Barcelona i “dhuron” pesëshe Baselit
Ekipi spanjoll i Barcelonës ka shënuar fitore të thellë prej 5-0 në udhëtim tek ekipi zviceran Basel, duke forcuar kreun e grupit C, derisa fitore në këtë grup ka shënuar edhe Sporting Lisbona në udhëtim tek Shakhar Donetsk.
Barcelona kaloi mjaft herët në epërsi me anë të superyllit argjentinas, Lionel Messi (4’), derisa rezultatin shpejt e dyfishoi Burgos (15’). Nuk vonoi edhe shumë dhe i riu Bojan Krkic trefishoi rezultatin për spanjollët (22’). Me të filluar pjesa e dytë, Krkic arrin edhe tek goli i dytë i tij dhe i katërt i ndeshjes (46’), derisa vendasit të hutuar pranuan edhe një gol tjetër të shpejtë, të cilin e shënoi Xavi Hernandez (48’). Në ndeshjen tjetër të grupit C, Liedson ishte golashënuesi i vetëm që i solli fitoren ekipit portugez Sporting Lisbona ndaj atij ukrainas Shakhtar Donetsk. Barcelona forcon kreun e grupit me 9 pikë pas tre ndeshjeve, derisa në pozitën e dytë renditet Sporting Lisbona me 6 pikë.
Liverpooli dhe Atletico ndajnë pikët
Të kuqtë e Liverpoolit kanë arritur të nxjerrin një pikë në udhëtim tek ekipi spanjoll Atletico Madrid, në kuadër të grupit D të Ligës së Kampionëve, derisa Marseille i Lorik Canës ka pësuar disfatën e radhës në udhëtim ndaj holandezëve të PSV Eindhoven.
Në mungesë të Fernando Torres, menaxheri i të kuqve, Rafa Benitez, doli në fushë me sulmuesin e ri, Robbie Keane, i cili edhe arriti të shënojë golin e vetëm të pjesës së parë. Goli i Keane erdhi pas 14 minutash lojë, megjithëse ishte i dyshimtë për pozicion jashtë lojë. Por, spanjollët nuk u dorëzuan, dhe pas tentativave të shumta arritën tek goli i barazimit, shtatë minuta para fundit të ndeshjes, me anë të Simao. Spanjollët më herët kishin prekur shtyllën, ndërsa një gol i tyre u anulua për shkak të pozicionit jashtë lojë, megjithëse nga xhirimet u duk se ishte i rregullt. Ndërkohë, pas një pjese të parë pa gola, francezët e Olimpique Marseille kanë pësuar me rezultat 2-0 ndaj holandezëve të PSV Eindhoven, në ndeshjen tjetër të grupit D. Të dy golat për PSV i shënoi Koevermans (72’ dhe 85’). Me gjithë barazimin, Atletico Madrid do të ruajë kreun e grupit D me 7 pikë pas 3 ndeshjes, i ndjekur nga Liverpooli me po aq pikë. Marseille mban fundin e tabelës pa asnjë pikë të fituar.
Walcott: Tash të gjithë kanë frikë nga ne Anësori i Arsenalit,
Theo Walcott, beson se pas fitores bindëse ndaj Fenerbahes, të gjitha ekipet evropiane kanë frikë nga topçinjtë.
“Të gjitha ekipet kur do të shohin se Arsenali arriti që me një ekip të rinjsh të shënojë fitore prej 5-2 në fushë mysafire ndaj Fenerbahces, do të kenë frikë të luajnë me ne”, ka thënë Walcott. “Këtë edhe deshëm tua tregojmë ekipeve tjera. E bëmë këtë dhe shpresojmë se do të vazhdojmë të luajmë kështu. Ishte tërësisht e shkëlqyeshme. Puna kryesore ishte që fituam tri pikë dhe të gjithë shkëlqyeshëm e përfunduam punën, arritëm pesë gola dhe ishte mirë të shihej realizimi i rasteve”, shton anglezi.
Arrestohet pronari i klubit kumanovar
Milano Biznesmeni dhe pronari i klubit të futbollit Milano nga Kumanova, Bajrush Sejdiu, mbrëmë është arrestuar nga forcat policore.
Ministria e Brendshme lajmëroi se sot do të bëjë publike të dhënat lidhur me arrestimin e pronarit të klubit Milano. MPB nuk ka dhënë sqarime se për çfarë arsye ka arrestuar Sejdiun. Ai edhe më parë ishte arrestuar nga policia, por në mungesë të fakteve ishte liruar.
Benitez: Ndeshja me Chelsean do të jetë një test i vërtetë
Rafael Benitez thotë se ndeshja kundër Chelseat gjatë të dielës do të jetë një test i vërtetë për mundësitë e Liverpoolit të fitojë titullin këtë sezon.
Liverpooli gjatë të dielës do të jetë mysafir i Chelseat në Stamford Bridge, derisa dy ekipet për momentin gjenden në maje të Premierligës me numër identik të pikëve. “Sezoni në Premierligë është shumë i gjatë, tash kemi një ndeshje të vështirë kundër Chelseat, që do të na tregojë se ku jemi. Për ta fituar titullin duhet të luani mirë kundër rivalëve tuaj të drejtpërdrejtë, të cilën gjë nuk e bëmë vitin e kaluar”, ka thënë Benitez.
Villalonga: Më të mirët duhet të luajnë për Realin
Kandidati për president i Real Madridit, Juan Villalonga, beson se lojtarët më të mirë në botë duhet të luajnë për Real Madridin dhe është duke planifikuar për rikthimin e skemës së Galaktikëve nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të klubit madrilen.
“Lojtarë të tillë si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo ose Kaka duhet të luajnë për Real Madridin. Do ta kopjoj modelin e Florentino (Perez, ish-shefi i Realit, nënë udhëheqjen e të cilit Reali transferoi lojtarë të tillë si Luis Figo, Zinedine Zidane dhe Ronaldo)”. “E kam thirrur Florentinon dhe ia kam shprehur dëshirën për t’i shfrytëzuar idetë e tij, megjithatë gjithçka do të realizohet me kushtet e mia”. “Nëse nuk jam i suksesshëm me modelin e Perez, atëherë do të bëj kombinimin e yjeve me lojtarët e rinj, dhe besoj se kjo do të dalë e suksesshme”, ka përfunduar, Villalonga, ish-shefi ekzekutiv i “Telefonica SA”.
Cana zgjidhet lojtari më seksi
Mesfushori kosovar Lorik Cana është zgjedhur futbollisti më seksi në Francë pas një sondazhi të bërë nga sajti Myfreesport.
Numri më i madh i votave ka shkuar për mesfushorin e Kombëtares Kuqezi, derisa pas tij është renditur lojtari i Milanit i huazuar te Bordeaux, Johan Gourcuff , ndërsa i treti futbollisti i Lille, Tulio De Melo. Përveç pamjes së tij Cana është edhe nj futbollist i shkëlqyer, duke u bërë shtyllë e skuadrës së Olimpique Marseille dhe njëherit lojtari më i dashur ndër shqiptarët. Kapiteni i skuadrës franceze do të ndeshet sonte me PSV-në në kuadër të ndeshjes së vlefshme të Grupit D në Ligën e Kampionëve.