JUVELIVE

21 tetor 2008

LAJMET NEWS 21.10.2008


Carlos: Isha shumë afër të kaloj në Premierligë
Ylli brazilian i Fenerbahces, Roberto Carlos, zbulon se ai ka qenë shumë afër transferimit në kampionatin anglez.
Para takimit të sotëm me Arsenalin në Ligën e Kampionëve, braziliani zbulon se në të kaluarën ai ka analizuar mundësinë për të luajtur në Premierligë. Carlos thotë se është tifoz i futbollit anglez, por edhe krahas disa ofertave që i ka pasur në të kaluarën, ai kurrë nuk arriti të luajë në këtë ligë. “E dua futbollin anglez. Kam pasur disa raste të luaj në Premierligë, por kurrë nuk u kompletuan negociatat”, ka thënë Carlos për Daily Star.

Milan mohon të ketë arritur marrëveshje për Mexes
Milani i ka refuzuar spekulimet sipas të cilave mbrojtësi i Romës Philippe Mexes është shumë afër marrëveshjes me Rossonerët.
Sot në mëngjes “Tuttosport” kishte njoftuar se marrëveshja ndërmjet klubeve italiane ishte shumë afër dhe se Mexes mund të kalonte te Milani në afatin kalimtar të janarit derisa Roma do të përfitonte para dhe Marek Jankulovskin. Mirëpo skuadra nga qyteti i modës ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë dhe kanë thënë se këto informacione janë të pa baza. “Lajmet të cilat janë përhapur nga agjenci të ndryshme lajmesh për arritjen e Mexesit dhe këmbimin e tij me Jankulovskin nuk janë të vërteta”, shkruan një deklaratë e lëshuar nga klubi i Milanit.

Stankovic falënderon Mourinhon
Mesfushori i Interit Dejan Stankovic ka falënderuar trajnerin e tij Jose Mourinho që ia dha mundësinë të luajë kundër Romës ku shfaqi një lojë të shkëlqyeshme dhe shënoi një gol të bukur. “Të gjitha lëndimet që pata sezonin e kaluar më kanë kufizuar të bëj lojëra të tilla. Gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi këtu, dhe nuk më ka pëlqyer t’i dëgjoj fishkëllimat e tifozëve, prandaj shpreha dëshirën për t’u larguar”. “Mirëpo, sapo erdhi Mourinho, ai nuk më siguroi se do ta kisha një vend në skuadër, por më tha: ‘Ti je në skuadrën time’, dhe se dëshiron ta shohë më të mirën nga unë. Dhe kjo më mjaftoi që të stërvitesha me dëshirën për të luajtur mirë dhe për të qenë me bashkëlojtarët e mi”, ka thënë mesfushori serb.

Casillas mbron Ranierin, fton Ronaldon te Reali
Portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Juventusit Claudio Ranieri, pas kritikave të shumta për mossuksesin me skuadrën italiane, ndërkohë që e ka ftuar Cristiano Ronaldon t’u bashkohet Mbretërve.
“Vazhdimisht kërkohet shumë nga një trajner dhe një skuadër, pavarësisht nëse është e suksesshme ose jo. Kërkesat janë aq të shumta saqë nganjëherë nuk mund të kesh gjithçka nënë kontroll”, ka thënë Casillas duke iu referuar kritikave ndaj ish-trajnerit të Chelseat. Njëri nga portierët më të mirë në botë e ka kthyer sërish vëmendjen te asi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, dukë kërkuar nga portugezi që të provojë edhe njëherë të bashkohet me Los Blancos. “Mendoj se lojtarëve të mëdhenj u jepet mundësia që t’i bashkohen Real Madridit. Ai madje nuk ka nevojë të mendojë për këtë ofertë, vetëm duhet ta pranojë”, ka thënë spanjolli.

Aguero: Keq qё Torres nuk do tё luajё
Ylli i Atletico Madrid, Kun Aguero, ndjen keqardhje qё Fernando Torres nuk do tё jetё nё pёrbёrjen e Liverpoolit nё ndeshjen e nesërme tё Ligёs sё Kampionёve qё do zhvillohet nё Vincente Calderon.
“Ështё vërtetë keq qё Torres ёshtё i lënduar dhe nuk do tё luajё nё Calderon. Ai ishte pjesё e jonё dhe ishte i dëshiruar kёtu, por nёse shihet nё aspektin e futbollit, ёshtё mirё qё ai nuk do tё luajё”, ka thёnё sulmuesi i Atleticos, Aguero. “Ndeshja kundër Liverpoolit nё Ligёn e Kampionёve ёshtё njё privilegj i vërtet dhe nuk do jetё e lehtё. Por, ne luajmë mirё nё Evropё dhe shpresoj se kështu edhe do tё vazhdojmë”, ka shtuar argjentinasi.

Tevez: Dua tё mbetem tek Manchester United
Carlos Tevez dëshiron qё marrëveshja e tij tё blihet plotësisht nga Mancheser United dhe shpresoj se sё shpejti sёrish do tё luajё me Wayne Rooneyn nё sulm.
Argjentinasi luan si futbollist i huazuar nё Old Traffort, ndёrsa huazimi skadon nё fund tё këtij sezoni. Derisa Ferguson deklaroi mё herët se Tevez do tё mbetet nё United, mediat spekulojnë se Real Madrid ka shfaqur interes pёr tё. “Ajo çfarë dua ёshtё qё tё drejtat e mia tё blihen tёrёsisht nga klubi, kёshtu unё dhe familja ime do tё jetё tё sigurt se do tё jemi kёtu nё vitet tё cilat pasojnë”, ka thёnё Tevez pёr The Sun. “Qё kur erdha kёtu e dija se do tё ketë konkurencё tё madhe pёr pozitat fillestare, pasi United i kishte Cristiano Ronaldon, Rooneyn dhe Nanin. Por Alex gjithmonë ka pasur besim nё mua dhe kёtё ma ka thёnё”, ka shtuar Tevez, i cili po e humb vendin e titullarit sidomos pas ardhjes nё ekip tё sulmuesit bullgar, Dimitar Berbatov.

Pellegrini: Favoritёt nuk fitojnë gjithmonë
Trajneri i Villarrealit, Manuel Pellegrini, ka thanё se ekipi i tij ёshtё favorit i qartё kundër ekipit danez Aalborg, por kjo nuk do tё thotë se ata e kanё tё garantuar fitoren.
Ekipi spanjoll do tё dëshirojё ta ruajё startin e shkёlqyeshёm dhe tё pamposhtur nё kёtё sezon, kur sonte presin nё shtёpi ekipin nga Danimarka, Aalborg, nё ndeshjen e vlefshme pёr fazёn e grupeve tё Ligёs sё Kampionёve. “Po, ne jemi favoritё pasi qё jemi nё shtёpi, por do tё ishte gabim tё mendosh se do tё sigurojmë njё fitore tё lehtё, pasi favoritёt nuk fitojnë gjithmonë. Kam parё disa ndeshje tё tyre, si atё kundër Celticut, Manchester United dhe Aarhus, dhe ata janë njё ekip qё luajnë dhe kontrollojnë topin mirё”, ka thёnё Pellegrini. “Duhet tё luajmë 90 minuta pёr tё fituar dhe kjo nuk do tё thotë se nёse shёnon golin e parё kjo do ta garantojё fitoren. Ështё e vërtetё se kjo i bёn gjёrat mё tё lehta, por ne ende duhet tё jemi nё formёn mё tё mirё gjatё 90 minutave nё fushё”, ka shtuar trajneri kilian.

Tare:Nuk jemi në krizë
Drejtori i ri sportiv i Lazios, Igli Tare, i ka qetësuar tifozët e skuadrës kryeqytetase duke thënë se skuadra e tyre nuk është në krizë.
“Skuadra ka një grup lojtarësh dhe miqsh të përgatitur në të gjitha aspektet. Këto futbollistë kanë karakter të fuqishëm, prandaj nuk ka nevojë që të zmadhohen gjërat”. “Mund të them që Carrizo është një portier kualitativ dhe ne nuk duhet t’i krijojmë presion atij, sepse shumë shpejtë ai do të shndërrohet në lojtarin kyç të skuadrës”. “Zarate tashmë ka treguar se është më i rrezikshmi në Ligë. Ai është i ri dhe përfiton përvojë nga secila ndeshje”, ka thënë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare.

Moratti mohon problemet me Adrianon
Presidenti i Interit Massimo Morattii ka thënë se mosinkuadrimi i Adranos në ndeshjen kundër Romës ka qenë pjesë e taktikës s trajnerit Jose Mourinho, dhe se ata nuk kanë asnjë problem me sulmuesin brazilian.
“Nuk ka asnjë problem ndërmjet Adrianos dhe klubit. Ai është duke punuar me trajnerin e tij në zgjidhjen e të gjitha problemeve me qëllim që të forcohet raporti i tyri”, ka thënë presidenti zikaltër. Këtë mesjavë Nerazzurët do të jenë nikoqir të skuadrës së heroit shqiptar Arian Beqaj, Anorthosis, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo: Jam nё klubin e duhur dhe dua ende trofe
Mesfushori portugez Cristiano Ronaldo, thotë se gjendet nё klubin e duhur dhe se dëshiron tё fitojё edhe shumё trofe tё tjera me Manchester United.
“Jam njё personalitet ambicioz, jo vetëm nё futboll, por edhe nё jetёn normale. Kam mundësi tё jem edhe mё i mirё nga sa jam tash dhe gjithmonë jam i prirë ta pёrmirёsoj lojën time”, thotë Ronaldo. “Ende jam i ri dhe kam fituar disa trofe deri tash. Por kjo nuk ёshtё e mjaftueshme. Dua ende triumfe. Jam nё klubin e duhur dhe luaj me lojtarët e duhur”, shton portugezi. Ronaldo, i cili sezonin e kaluar arriti 42 gola nё tё gjitha garat, kёtё verё ishte pjesё e spekulimeve pёr transferim nё Real Madrid, megjithatë vendosi tё mbetet nё Old Trafford, sё paku edhe pёr njё sezon tjetёr.

Newcastle nxjerr një pikë me dhjetë lojtarë
Takimi i mbetur i Ligës Premier zhvilluar sonte, ndërmjet Newcastle United dhe Manchester Cityt ka përfunduar me rezultat të barabartë, 2-2.
Skuadrat i ndanë pikët pavarësisht se vendasit pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilluan me një lojtar më pak, pasi që në minutën e 12-të u përjashtua nga ndeshja Habib Beye me karton të kuq pasi e fauloi Robinhon brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa për mysafirët u akordua penallti. Sulmuesi i transferuar nga Real Madrid, Robinho, Shënoi nga pika e bardhë për t’ua dhënë epërsinë mysafirëve. Pa përfunduar pjesa e parë (44’) lojtarët me fanella bardhezi barazuan rezultatin me anë të Ameobit. Autogoli i Dunne në pjesën e dytë (63’) ua dha epërsinë vendasve për herë të parë, mirëpo ‘Pasanikët’ barazuan pa përfunduar ndeshja (86’) me golin e Ireland, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Van Persie nuk ka frikё nga Fenerbahce
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, pret njё atmosferё tё shkëlqyeshme nё stadiumin Sukru Saracoglu, nё ndeshjen e nesërme kundër Fenerbahces nё kuadër tё Ligёs sё Kampionёve.
Fenerbahce pёr momentin gjendet nё fund tё tabelës sё grupit G, me vetëm njё pikё, dhe Van Persie beson se do tё ketë njё atmosferë tё pabesueshme nё Turqi. “Do tё jetё vërtet vështirë. Kёtё e kam përjetuar para disa viteve dhe tifozёt atje janë tё pabesueshëm. Do tё jetё njё test i mirё pёr ne dhe do tё kënaqem nё ndeshje”, ka thёnё Van Persie. “Kam pasur shumё ndeshje nё Turqi, por ana e mirё ёshtё se gjithmonë mund t’i shuash tifozёt me lojën teren”, ka shtuar trajneri Arsene Wenger. “Duam ta shfrytёzojmё pёrparёsinё qё Fenerbahce nuk ёshtё nё formё mё tё mirё pёr momentin dhe duhet tё nxjerrim pikё sa mё shpejtё qё ёshtё e mundur”, ka shtuar Wenger.