JUVELIVE

11 tetor 2008

LAJMET NEWS 11.10.2008

Dallku: Nuk do të humbasim nga Hungaria
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Armend Dallku, ka thënë se ai beson dhe shpreson se Shqipëria edhe nëse nuk fiton ndaj Hungarisë, së paku të mos humbasë.
Sipas Dallkut mungesat kyçe të Hungarisë (portieri Gabor Babosh, i cili është i lënduar; kapiteni Zoltan Gera, për shkak të kartonëve; ndërsa i dyshimtë është edhe bashkëlojtari i Lalës te Hannoveri, Huszhti) janë një plus i madh për skuadrën Kuqezi. “Mungesat e kundërshtarëve mund të jenë një avantazh për ne, pasi ata janë liderë të Hungarisë. Ne shpresojmë edhe te forca e ekipit, ku do të mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i arrijmë objektivat tonë”. “Ashtu si në dy ndeshjet e mëparshme, do të jemi të përqendruar maksimalisht. Besoj dhe shpresoj se nuk do të pësojmë humbje nga Hungaria”, ka thënë Dallku për të përditshmen “Express”. Aktualisht Shqipëria kryeson Grupin e Parë me 4 pikë para Danimarkës dhe Suedisë, për shkak të golavarazhit më të mirë. Pas kësaj ndeshje, kuqezinjtë udhëtojnë drejt Portugalisë, ku sërish do të ketë mungesa të tilla, si Deco, Carvalho, Maniche dhe Simao, të cilat janë një plus i madh për Kombëtaren Kuqezi që nga dy ndeshje të dalë me dy, katër ose të befasojë me gjashtë pikë.

Baptista: Mund ta fitojmë skudeton dhe Ligёn e Kampionёve
Sulmuesi i Romёs, Julio Baptista, beson se klubi i tij mund tё fitojё Ligёn e Kampionёve dhe skudeton gjatё këtij sezoni, pavarësisht fillimit jo tё mirё.
“Ekipi vërtet ёshtё i fuqishëm dhe mendoj se do tё jemi tё sukseseshёm nё tё gjitha garat. Roma mё jep rёndёsi tё madhe dhe ka dëshmuar se ka besim nё mua”, ka thёnё braziliani. “E vetmja gjё negative ёshtё ajo qё e filluam sezonin nё mёnyrё tё keqe, pёr shkak tё shumё lëndimeve nё ekip”, ka shtuar Baptista. Roma ka humbur tre ndeshje nё Serie A dhe njё nё Ligёn e kampionёve.

Gullit nënshkruan me Milanin
Milani ka nënshkruar sërish kontratë me legjendën holandeze Ruud Gullit, pas pesëmbëdhjetë vitesh. Sulmuesi i dikurshëm i Rossonerëve nuk do të jetë as lojtar e as trajner, por ambasador i Milanit në Evropën Veriore, Ndërkohë Gullit do të punojë me zbuluesit e talenteve të rinj për të siguruar “nxënës” për shkollat holandeze të futbollit. Gullit është takuar më zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, dhe me drejtorin sportiv, Ariedo Braida, në zyrat e skuadrës në Via Turati, të cilët ia kanë dhënë dritën e gjelbër për punën e re.

Lippi bën ndryshime kundër Bullgarisë
Njoftohet se trajneri i Italisë Marcello Lippi do ta fillojë ndeshjen e të shtunës kundër Bullgarisë me dyshen e Violas, Alberto Gilardino dhe Riccardo Montolivo, nga minuta e parë.
Azzurët janë në Sofje ku dëshirojnë të shënojnë fitore për të treguar vulën e tyre në Grupin e Tetë, ndërkohë që në seancën e sotme stërvitore, Lippi ka provuar taktikat me Gilardinon, Montolivon dhe me stoperin e Juves, Giorgio Chiellini, me ç’rast pritet që këta tre ta përbëjnë njëmbëdhjetëshin startues. Inkuadrimi i dy lojtarëve të Violas, do të thotë se Luca Toni do të fillojë nga stoli, ngjashëm sikurse mesfushori i Romës, Simone Perrotta. Italianët do të shpresojnë për pikët e plota në takimin kundër Bullgarisë, pasi që në mesjavë do të jenë nikoqir të Malit të Zi, që është treguar një skuadër shumë e papërshtatshme. Njëmbëdhjetëshi startues i Azzurëve (4-3-3): Portier: Amelia; Mbrojtës: Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Dossena; Mesfushorë: Gattuso, De Rossi, Montolivo, Sulmues; Pepe, Gilardino, Di Natale.

Robinho preferon Adriano-n, dhe jo Jo-n
Anёsori i Manchester Cityt, Robinho, dëshiron qё sulmuesi i Interit, Adriano, tё rikthehet nё 11-shen shartuese tё Brazilit, përkundёr faktit se aty ёshtё edhe bashkёlojtari i tij tek Manchester City, Jo. Sulmuesi braziliani Jo deklaroi mё herёt se shpreson qё puna e tij e palodhshme, t’i sjellё vend tё 11-shen startuese tё Brazilit. “Kam punuar vërtet pa u lodhur me Cityn dhe ekipin kombëtar dhe e dua vendin tim”, ka thёnё Jo. Por bashkёlojtari i tij tek City, mendon mё ndryshe. “Tё luaj me Adrianon ёshtё shumё lehtё. Ai dhe unё jemi tёrёsisht tё ndryshёm dhe kjo ndihmon. Ai dëshiron tё luajё nё qendër, qё mё jep mё shumё liri nё lëvizjet nё fushё. Ai ёshtё edhe i motivuar edhe i lumtur”, ka shtuar ish-futbollisti i Realit.

Sergio Ramos luan për Spanjën
Mbrojtësi i krahut, Sergio Ramos, do të luajë sonte në njëmbëdhjetëshin startues të Spanjës kundër Estonisë. Dje, Përfaqësuesja e Spanjës e ka mbajtur sesionin e fundit stërvitor, ndërkohë që lajmi më mbresëlënës ishte rikthimi Sergio Ramos në skuadrën bazë. 22-vjeçari ka qenë në dyshim për ndeshjen e sotme, mirëpo siç duket ai ka arritur të rikuperohet nga dëmtimi i muskulit dhe u është bashkëngjitur lojtarëve spanjollë në stërvitje, ndërkohë që konfirmimin për praninë e Ramosit nga minuta e parë në ndeshje e ka bërë vetë trajneri Vicente del Bosque. Pritet që Spanja të fillojë me Casillasin në portë; Puyol, Juanito, Sergio Ramos dhe Capdevila në mbrojtje; Cazorla, Xavi, Xabi Alonso dhe Iniesta në mesfushë; derisa sulmin e përbëjnë Villa dhe Torres.

Ferdinand: Wembley të ushtojë për neve
Rio Ferdinand ka kërkuar nga tifozët e Anglisë që të krijojnë një atmosferë pozitive gjatë ndeshjes së Tre Luanëve kundër Kazakistanit në Wembley.
Stadiumi i ri i Wembleyt kohëve të fundit ka qenë më shumë urrejtës ndaj Përfaqësueses angleze sesa ndaj kundërshtarëve të saj, për shkak të paraqitjes së dobët të tyre. Dje, trajneri i Tre Luanëve Fabio Capello, ka kërkuar nga tifozët të jenë më të durueshëm, ndërsa Ferdinand, i cili do të jetë kapiten i Anglisë, ka kërkuar nga tifozët që ta mbështesin secilin lojtar në ndeshjen e mbrëmjes. “Njerëzit harrojnë se futbolli është argëtim. Ata duhet të na ndihmojnë neve që t’i kënaqim ata, prandaj ata duhet të na japin kurajë”. “Dëshirojmë që tifozët tanë të krijojnë një atmosferë e cila do të na ndihmojë në Wembley”, ka thënë mbrojtësi i Manchester United.

Crespo: E ardhmja ime vendoset nё janar
Sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, thotë se edhe mё tej do tё japё maksimumin nё çdo stërvitje edhe krahas asaj qё nuk fiton rast pёr paraqitje, por nё janar do ta shohё situatёn dhe do tё marrё vendim pёr tё ardhmen e tij.
“A jam i hidhëruar? Jo. Por gjendja ime mund tё menaxhohej shumё mё mirё, pa dyshim. Sidomos lёnia jashtë Ligёs sё Kampionёve. Ma shpjeguan situatën dhe unё nuk jam fёmijё i vogël dhe i kuptoj disa gjёra”, ka thёnё Crespo. “Pёr tё ardhmen do tё shohim nё janar. Kam 33 vjet dhe duhet tё mendoj pёr shumё gjёra. Dua ende tё luaj dhe nёse kjo nuk ёshtё e mundur nё Inter, do tё provoj diku tjetër”, shton argjentinasi.

Capello: Do ta nxjerr mё tё mirёn nga Gerrard
Menaxheri i Anglisё, Fabio Capello, ёshtё i bindur se Steven Gerrard do ta pёrsёrisё formёn e tij qё tregon me klubin, edhe nё ndeshjen e sotme kualifikuese pёr Kupёn Botёrore, qё Anglia e zhvillon përballё Kazakistanit.
“Me mua ai ka luajtur vetëm tre ndeshje, por gjithmonë si mesfushorё. Ai luan gjithmonë ku unё mendoj se ёshtё mё mirё pёr tё. Gjatё karrierës time, stili im ka qenё t’i vendos lojtarёt nё pozicionet mё tё mira pёr ta, pёr tё luajtur mё sё miri dhe pёr tё dhёnё 100% pёr ekipin”, thotë trajneri italian. “Mendoj se Steven Gerrard ёshtё njё lojtar fantastik dhe kundër Kazakistanit do tё shihni se ai ka njё rol tё rёndёsishёm nё fushё. Mendoj se e di pozicionin mё tё mirё pёr Gerrard. Do tё shihni, megjithëse pёr mua ai mund tё luajё nё dy ose tre pozita. Kjo varet nga ndeshja tё cilёn e luan”, shton Capello. Anglia kryeson nё grupin 6 me gjashtё pikё tё mbledhura nga dy ndeshje, sa ka edhe Ukraina nё vendin e dytё.

Haan dёshiron pikё ndaj Hungarisё
Trajneri i kombёtares shqiptare, Arie Haan, dëshiron sё paku njё pikё nga ndeshja e nesërme, e vlefshme pёr kualifikimet pёr Botёrorin 2010, tё cilёn Shqipёria do ta zhvillojё kundёr Hungarisё.
“Nuk e mendoj aspak humbjen nё ndeshjen e tё shtunës. E respketojmё kundёrshtarin, por nuk e kemi frike atё. Formacionin e parё e kam menduar, por nuk do ta publikoj atё”, ka deklaruar nё njё konferencё pёr shtyp trajneri i kombёtares shqiptare Ari Haan. “Lojtarёt tanё janё nё gjendje shumё tё mirё fizike. Do tё dalim nё fushё pёr pikё. Nёse arrijmё tё bёjmё tё njёjten gjё siç bёmё me Suedinё dhe pjesёrisht me Maltёn, nuk do tё jetё çudi qё tё bёjmё suprizёn nё Hungari”, ka pёrfunduar holandezi. Dyshimet mё tё mёdha nё pёrbёrjen e Haan janë nё sulm, ku janë tё gjitha opsionet e mundshme (Bogdani, Salihi, Berisha dhe Kapllani), derisa mesfusha dhe mbrojtja pritet tё ketë tё njёjtёn pёrbёrje si nё dy ndeshjet e mëhershme. Haan mё herёt ka deklaruar se do tё luajё me vetëm njё sulmues. Kush mendoni se do tё ishte zgjedhja mё e mirё nga katërshja nё disponim?

Bullgaria kërkon fitore ndaj Italisё
Trajneri i Bullgarisё, Plamen Markov, ka kërkuar nga lojtarёt e tij tё luftojnë pёr tri pikё nё ndeshjen e nesërme kundër Italisё, e vlefshme pёr kualifikimet pёr Kampionatin Botёror, Afrika e Jugut 2010.
“Ne nuk do tё luajmë pёr barazim. Do tё japim gjithçka tё fitojmë. Djelmoshat nuk do tё dalin nё fushё pёr tё nxjerrё rezultat negativ”, ka thёnё Markov “Por edhe barazimi do tё ishte njё rezultat i mirё pёr ne. Do tё isha i kënaqur nёse nxjerrim katёr pikё nga ndeshjet ndaj Italisё dhe Gjeorgjisё”, shton bullgari. Italia kryeson nё grupin 8 me gjashtё pikё nga tё dyja ndeshjet e para, derisa Bullgaria aktualisht mban vendin e katërt me vetëm njё pikё, por edhe me vetëm njё ndeshje tё zhvilluar.

Benzema: Nuk jam si Zidane
Sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, thotë se ka nevojë për kohë për t;u adaptuar me kombëtaren, derisa përgatitet për ndeshjen e radhës të Francës, që zhvillohet nesër në Rumani, në kuadër të Botërorit 2010.
“Është normale që njerëzit presin shumë nga unë. Luaj mirë për Lyonin, kisha paraqitje të mira edhe në Ligën e Kampionëve. Por me fanellën e Francës gjërat nuk shkojnë kështu”, ka thënë Benzema. “Kam nevojë kohë për t’u adaptuar. Por, jam i sigurt se së shpejti do të tregoj potencialin tim. Besoj në aftësitë e mia”, shton francezi. Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Chelsea, Inter dhe Milan, janë vetëm disa prej ekipeve të interesuara për të, ndërsa Alex Ferguson kohë më parë tha se Benzema ia kujton Zinedine Zidane. “Unë nuk jam si Zidane. Ai ishte një futbollit i shkëlqyeshëm, ndërsa unë jam vetëm një i ri. Unë sapo kam dalë në skenë dhe jam këtu për ta ndihmuar kombëtaren e Francës”, ka thënë sulmuesi.

Spalletti: Lazio nuk do të fitojë asgjë
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, nuk beson se rivali i qytetit, Lazio, do të ecë në drejtim të fitores së skudetos këtë sezon, pavarësisht fillimit të shkëlqyeshëm të sezonit.
“Lazio? Mendoj se Napoli mund të ketë më shumë gjasa për të fituar. E dinim se do t’ia dilnin mirë dhe atje ka një atmosferë fituese që iu jep lojtarëve fuqi, por të jemi të sinqertë, edhe Udinese e ka sulmin më të fortë se ta”, ka thënë Spalletti. “Zarate? Ai është një lojtar interesant, i cili ka vetëbesim në ballë të golit. Ata kanë një grup të mirë lojtarësh, por nuk mendoj se do t’ia dalën në krye”, ka shtuar trajneri italian. Lazio është në krye të Serie A, i ndjekur nga Interi dhe Udinese, që tri ekipet me nga 13 pikë.