Eto: Është me rëndësi të fitojmë
Samuel Eto'o është shumë i gëzuar për fitoren e mbrëmshme të Barcës kundër Athletic Bilbaos, për të cilën ai ishte meritori kryesor pasi shënoi golin e fitores, duke theksuar se nuk është me rëndësi kush luan por me rëndësi është që skuadra t’i fitojë ndeshjet.
Lionel Messi, Carlos Puyol dhe Aliaksandr Hleb ishin lënë në stol nga Pep Guardiola, dhe përkundër kritikave, skuadra pati sukses. “Nuk është me rëndësi kush luan, por skuadra duhet të fitojë. Këto janë tre pikë të vlefshme të fituara në një stadium shumë të vështirë dhe ne duhet të vazhdojmë të stërvitemi për ndeshjet e radhës. Ajo që është me rëndësi është të fitojmë dhe skuadra të tregojë lojë të mirë”, ka thënë kamerunasi.

Baptista: Të fokusohemi te Chelsea
Roma 'është ndarë në pjesë' në ndeshjen e mbrëmshme në Olimpico nga kampioni Inter, ndërsa sulmuesi brazilian Julio Baptista mendon se Giallorosët duhet ta rikuperojnë këtë humbje në Londër.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Chelseat, mirëpo qëllimi ynë është që të kualifikohemi në fazën e radhës”. “Kemi luajtur shumë keq kundër Cluj, dhe po ashtu nuk filluam mirë kundër Bordeaux”. “Të gjithë mendojnë se Chelsea është favorit në grupin tonë, mirëpo po ashtu të gjithë menduan se Roma do ta ketë shumë të lehtë vendin e dytë, gjë që nuk ndodhi”. “Megjithatë, ne e dimë se nuk është lehtë dhe jemi të vendosur të nxjerrim së paku një pikë në Londër, edhe pse Blutë janë njëra nga skuadrat më të fuqishme në Evropë për momentin”, ka thënë ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Real Madridit.

Torres: Benitez ka gabuar në lidhje me Agueron
Sulmuesi i Liverpoolit Fernando Torres ka thënë se trajneri i tij Rafael Benitez ka gabuar duke thënë se është shumë i rrezikshëm transferimi i Sergio Agueros te Liverpool dhe se "Të Kuqtë" kanë gabuar me mos angazhimin e argjentinasit në Anfield.
“Që nga stërvitja e parë e kemi ditur se Aguero do të bëhet lojtar i shkëlqyeshëm”. “Dukej qartë se ai është një lojtar i veçantë. Ai i ka të gjitha kualitetet për të qenë një sulmues i klasit të lartë. Ai është në një formë të mirë dhe e ka filluar me këmbë të mbarë sezonin e ri”, ka thënë Torres.

Wenger: Nasri ka tejkaluar pritjet tona
Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger e ka lëvduar transferin e sivjetmë, Samir Nasri, duke thënë se ish-lojtari i Marseille veçmë e ka kaluar atë që ka pritur klubi nga ai.
“Nuk kam llogaritur te Nasri së paku në gjashtë muajt e parë të sezonit, ngjashëm sikurse mendoj për secilin lojtar që e blejmë në atë moshë”. “Mirëpo nëse shikoni se sa shpejt është përshtatur në skuadër, lirshëm mund të thuhet se ai i ka kaluar pritjet tona”. “Ai është 21-vjeçar, ka kaluar nga Franca në Angli, dhe më duhet të pranoj se jam shumë i kënaqur për qëndrimin dhe paraqitjet e tij. Ai po luan shumë mirë dhe shumë shpejtë po bëhet një lojtar kyç në skuadër”, ka thënë Wenger.

Moratti: Ibra e meriton "Topin e Artë"
Presidenti i Interit Massimo Moratti beson se Zlatan Ibrahimovic meriton ta fitojë "Topin e Artë", ndërkohë që ka mohuar spekulimet për një largim të mundshëm të Amantino Mancinit drejt Juventusit.
Presidenti zikaltër ka qenë shumë i ngazëllyer me fitoren e skuadrës së tij kundër Roms duke pohuar se asnjë ekip nuk mund ta rivalizojë Interin këtë sezon për Scudetto. “Jam shumë i lumtur me fitoren. Loja jonë ishte shumë e mirë dhe e bëri Romën të dukej keq. Ne jemi kundërshtarët e vetvetes këtë sezon, pasi që nuk kemi rivalë”. “Mendoj se Ibrahimovic e meriton ‘Topin e Artë’, po ashtu edhe Maicon, sipas mendimit tim”, ka thënë presidenti. Ndërkohë që është shprehur i painformuar në lidhje me spekulimet për kalimin e të porsatransferuarit nga Roma, te Zonja e Vjetër: “Mancini te Juventus? Nuk kam dëgjuar për këto spekulime të them të drejtën. Ndoshta duhet të flasë Juventus për këtë gjë”, ka përfunduar Moratti.

Mourinho planifikon të rikthehet në Premierligë
Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka zbuluar se sërish do të kthehet në Premierligë kur të mendojë se karriera e tij me Interin ka përfunduar.
Mourinho kurrë nuk e ka fshehur faktin se është adhurues i Premierligës dhe se dëshiron një ditë sërish të jetë pjesë e kampionatit anglez. “Së pari duhet të fitoj me Interin. Pas Interit do të kthehem në Angli, por së pari dua të fitoj këtu. Kam marrëveshje me Interin, por kur do ta përmbush atë, përfundimisht do të rikthehem në Premierligë. E dua shumë atë kampionat”, ka thënë Mourinho.

Ronaldo te Sampdoria?
Sulmuesi brazilian Ronaldo shumë shpejtë do të mund të kthehet në fushë pas rikuperimit të plotë të tij, ndërsa shumë skuadra i janë vanë pas Fenomenit të dikurshëm.
“Kam edhe shumë faqe për të shkruar në historinë time si lojtar. Dëshiroj të shënoj ende gola para se ta mbyll karrierën”. “Kur ta përfundoj karrierën dua ta bëj atë me vullnetin tim dhe jo nga detyrimi që më bëjnë lëndimet”, ka thënë braziliani, i cili ka shtuar se përveç Manchester Cityt dhe Paris St. Germain ekziston edhe “një ofertë nga një klub italian, i cili nuk është Milani”.
Ndërkohë që “Sportmediaset” njofton se Ronaldo kërkohet nga Sampdoria, dhe nëse Fenomeni rikuperohet plotësisht për lojë, atëherë ai do të krijonte një partneritet të shkëlqyer me Antonio Cassanon në sulm.

Gourcuff nuk ngutet për kthim
Yoann Gourcuff e ka lënë anash çështjen e rikthimit të tij te Milan duke thënë se ai aktualisht është i përqendruar të luajë për Girondins Bordeaux.
Gourcuff u transferua te Milan në vitin 2006, mirëpo prania e Clarence Seedorf dhe Kaka, bëri që ai të jetë zgjidhja e dytë te Rossonerët, të cilët gjatë kësaj vere e huazuan te Bordeaux ku siç duket e ka gjetur veten. Forma e tij ka nxitur spekulime nëse do të qëndrojë te Bordeaux ose do të kthehet te Milan në fund të sezonit. Për ta mbajtur atë skuadra franceze duhet të paguajë së paku 15 milionë euro, mirëpo vetë lojtari nuk është i interesuar të flasë për të ardhmen. “Kanë kaluar vetëm nëntë javë nga Kampionati dhe ka shuamë gjëra për të bërë. Po mendoj vetëm për ndeshjet e Bordeaux dhe për asgjë tjetër”, ka thënë Gourcuff.