Pasi Del Piero shënonte golin e mrekullueshëm, Ranieri mbetej i mahnitur nga gjesti teknik i kapitenit të skuadrës së tij dhe duartrokiti gjatë. Ndërkohë, mbas golit të Amaurit ka shfryrë gjithë nervozizmin e mbledhur nga paraqitjet e fundit. Lojtarët i kanë dhuruar një fitore shumë të rëndësishme atij, dhe tashmë Klaudio Ranieri mund ta festojë në mënyrën më të mirë datëlindjen e tij të 57-të. “Ndaj Realit u zgjua shpirti luftarak i kësaj skuadre. Këto janë fitoret që vlejnë, ato të cilat japin shkëndijën për të vazhduar me optimizëm përpara. Isha i bindur për reagimin e skuadrës. Del Piero? Thjesht mjeshtëror”, tha Ranieri.