25 tetor 2008

Bardhezinjtë fitojnë derbin torinez

Derby Della Mole i cili u zhvillua sonte në Stadio Olimpico të qytetit të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Torinos i ka takuar Zonjës së Vjetër, e cila ka shënuar fitore minimale me rezultat 1-0.Bianconerët e filluan ndeshjen me një nivel të lartë dhe brenda njëzet minutave të para krijuan disa raste të cilat nuk arritën t’i konkretizonin. Kah gjysma e pjesës së parë Torino paksa u stabilizua, megjithatë përsëri ishte dominues Juventusi, por pa sukses për ta gjetur rrjetin. Me të filluar pjesa e dytë (48’), Amauri pas një aksioni vetanak shënoi golin e vetëm në ndeshje i cili rezultoi të ketë vlerën e tre pikëve. Torino u mundua deri në fund të ndeshjes t’i barazonte shifrat, megjithatë nuk arriti ta bënte një gjë të tillë edhe pse shfaqi një dominimin të lehtë ndaj bardhezinjve në pjesën e fundit të ndeshjes.. Është ky një vazhdim i suksesit të Zonjës së Vjetër në Stadio Olimpico të Torinos, pas fitores sensacionale në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

JUVENTUS-TORINO 1-0

GOLASHENUES1-0 Amauri

JUVENTUS: Manninger; Grygera (Mellberg), Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Nedved, De Ceglie (Giovinco); Amauri (Iaquinta), Del Piero.
PANKINA: Chimenti, Knezevic, Salihamidzic, Ekdal.
TREJNER: Ranieri.

TORINO: Calderoni; Diana, Natali, Di Loreto, Pisano; Abate, Zanetti, Barone, Rubin (Abbruscato); Rosina (Ventola); Bianchi (Amoruso).
PANKINA: Fontana, Colombo, Ogbonna, Saumel, Ventola.
TREJNER: De Biasi.

REFER: Rocchi
KARTON TE VERDH: Sissoko, Giovinco (JUVE) Barone, Di Loreto, Zanetti (TORINO)
SHIKUES: 22.114
Perfitime: 676.660,00.