06 shtator 2008

Zyrtare: Recoba kalon në superligën greke

Skuadra greke Panionis ka përfunduar zyrtarisht marrëveshjen me ish-sulmuesin e Interit, Alvaro Recoba. Sipas deklaratës zyrtare të klubit, uruguaiani ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.“Panionis njofton se Alvaro Recoba ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin. Recoba pritet të arrijë në Greqi të dielën mbrëma”, ka shkruar në deklaratën zyrtare të skuadrës nga superliga greke. Në ndeshjen e dytë të sezonit të ri, Panionios do të ndeshet me Panserraikos me 13 shtator, ndërkohë që takimin e parë e kanë humbur në shtëpi kundër Skoda Xanthi.
www.grande-juve.tk