Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka thënë se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë shpërblimin e FIFAs, për Lojtarin më të Mirë të vitit 2008.Zidane, i cili ka fituar të gjitha shpërblimet e mëdha individuale në karrierën e tij, thotë se lojtari i Manchester United ka qenë më i miri gjatë këtij viti.“Sinqerisht, Cristiano Ronaldo është në një pozitë të mirë për ta fituar shpërblimin. Por, po ashtu kjo është pyetje e shijeve. Kur unë luaja, disa e preferonin Zidanin, ndërsa disa Ronaldon”, ka thënë ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit.“Sa i takon mendimit tim, Cristiano Ronaldo të gjithë sezonin ka luajtur me një tempo vërtet të jashtëzakonshme”, ka shtuar francezi.www.grande-juve.tk