JUVELIVE

05 shtator 2008

Xhemajli nuk pendohet për largimin nga Bolton

Mesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, ka deklaruar se ai nuk pendohet për largimin e tij nga anglezët e Bolton Wanderers.Zvicerani me prejardhje shqiptare e ka pasur shumë të vështirë të sigurojë një vend të skuadra e Premier League duke u paraqitur vetëm në një ndeshje për FA Cup kundër Sheffield United. Për shkak të lëndimit të pësuar gjatë kohës sa ishte te skuadra FC Zurich, 22-vjeçari nuk arrit më të adaptohej në lojën e anglezëve dhe kjo e bëri të padëshirueshëm te Bolton. “Disa vite më parë ishte ëndrra ime që të luaja në Premier League, ndërsa Bolton shfaqi një interes të madh për shërbimet e mia. Nuk mendoj se e kam humbur kohën në Angli. Atje kam mësuar gjuhën dhe disa mënyra të reja të futbollit”. “Tani Torino ka bërë gjithçka për të më transferuar dhe mendoj se ky është një shans i mirë për mua, prandaj e pranova ofertën me kënaqësi”, ka thënë mesfushori nga Maqedonia.