Mesfushori i Zvicrës, Blerim Xhemajli, pas kalimit te skuadra e Serie A, Torino, dëshiron që të fillojë një etapë të re në karrierën e tij pas periudhës së pasuksesshme në Premier League.Mesfushori shqiptar nga Maqedonia me pasaportë zvicerane, i cili është transferuar si huazim njëvjeçar te skuadra e Torinos nga Bolton Wanderers, beson se ai do të jetë i dobishëm për “Granatën”, siç quhet skuadra aktuale e tij. “Jam këtu që të filloj një jetë të re. Në Angli pësova një lëndim të rëndë dhe nuk ka qenë një periudhë e mirë për mua. Jam këtu që të përmirësohem dhe të tregoj futboll të mirë”, ka thënën Xhemajli. 22-vjeçari shpreson të lë përshtypje të mirë te skuadra e Torinos, pasi që klubi e ka mundësinë për ta blerë atë në fund të sezonit. “Emri i tij ishte në listat e shumë skuadrave dhe shumë trajnerë e dëshironin atë. Prandaj jam i lumtur që ai i është bashkuar Torinos”, ka thënë drejtori sportiv, Mauro Pederzoli.
JUVELIVE
▼
03 shtator 2008
Xhemajli: Dëshiroj një fillim të ri