XHANLUIXHI BUFON Gardianin më të mirë të mundshëm për portën
Përsa i përket portës, duket se kandidatura e vetme për momentin është portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon. Pavarësisht se drejtuesit bardhezi janë gati të bëjnë rezistencë për shitjen e yllit të tyre, i cili nuk ka zhgënjyer asnjëherë më paraqitjen e tij, mbase ka ardhur momenti për të bërë një tjetër lëvizje në merkato, si në kohën e Zinedin Zidane. Ka mjaft gjasa që ata ta pranojnë një ofertë të majme për portierin, për të investuar në të tjera blerje të suksesshme. Gjithsesi, për Mançester Sitin rëndësi ka vetëm ardhja e Bufonit, ndërkohë që të tjerat janë çështje që i takojnë vetëm Juventusit. Por, edhe bardhezinjtë duhet të dinë se këtë herë nuk është Moxhi për të bërë goditje të suksesshme në merkato.