JUVELIVE

08 shtator 2008

Villa nuk e dëshiron Premierligën

Agjenti i sulmuesit spanjoll, David Villa, thotë se klienti i tij nuk ka dëshirë të luajë në Premierligën angleze.Spekulohet se City në ditën e fundit të afatit kalimtar veror kishte dërguar një ofertë prej 30 milionë funtesh tek Valencia, për shërbimet e Villas.“Villa tashmë ka thënë se dëshiron të mbetet në Valencia edhe shumë kohë. Ai po ashtu kurrë nuk ka qenë i interesuar të luajë në Angli”, ka thënë agjenti i sulmuesit të Valencias.Edhe një lojtar tjetër i Valencias, Fernando Morientes, thuhet të jetë cak i disa klubeve të Premierligës. Sipas mediave spanjollë së fundi Tottenham është interesuar për sulmuesin, i cili është zgjidhja e tretë e sulmit në Mestalla.
www.grande-juve.tk