Sulmuesi italian, Luca Toni, ka qëndruar i qetë pavarësisht formës së dobët në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa e ka falënderuar trajnerin Marcello Lippi për besimin që ia ka dhënë.“Kurrë nuk ka pasur mungesë besimi tek unë. Trajneri beson në mua dhe kjo është e rëndësishme”. “Nuk kam shënuar për Kombëtaren, mirëpo po qëndroj i qetë pavarësisht situatës së krijuar”, ka thënë sulmuesi i Bayern Munichut.