10 shtator 2008

Tjetër lëndim për Italinë

Listës së lojtarëve të lënduar të Azzurëve i është shtuar edhe emri i Nicola Legrottaglies, i cili është në dyshim për t’u paraqitur në ndeshjen e mbrëmjes kundër Gjeorgjisë, pasi e ka lënduar muskulin.Italia ka qenë e goditur nga një numër i madh lëndimesh, sidomos në fazën defensive. Dy qendërmbrojtësit, Giorgio Chiellini dhe Marco Materazzi, janë jashtë skuadre për shkak të lëndimeve, ndërkohë që edhe portieri Amelia është zëvendësuar nga Gianluca Curci për shkak të lëndimit. Gjatë ndeshjes kundër Qipros, Fabio Grosso dhe Alessandro Gamberini është dashur të largohen nga loja në 15 minutat e para, ndërkohë ‘shkatërruesi’ i Milanit, Rino Gattuso, e ka thyer dorën në një ndeshje miqësore të dielën. Për t’u përkeqësuar edhe më shumë gjërat, mungesa e Nicola Legrottaglies (i cili pritej të startonte në qendërmbrojtje me Fabio Cannavaron) do të lë një boshllëk në mbrojtjen Azzure, pas që në vend të tij duhet të luajë Andrea Barzagli, i cili ishte shumë i dobët kundër Qipros.