JUVELIVE

08 shtator 2008

Terry dëshiron hakmarrje ndaj kroatëve

Kapiteni i Anglisë, John Terry, dëshiron të hakmerret ndaj Kroatëve pas atij turpërimi që i shkaktuan Tre Luanëve duke ua pamundësuar pjesëmarrjen në Euro 2008.Dy skuadrat janë sërish në të njëjtin grup edhe për kualifikimet për Kampionatin Botëror, ndërkohë që të mërkurën takohen në Zagreb. “Po, është një lloj hakmarrjeje. Kemi qenë të zhgënjyer pas humbjes që na shkaktuan në Kroaci dhe pas barazimit në Wembley që na pamundësoi pjesëmarrjen në Euro 2008”. “Është nj lojë e vështirë, mirëpo jemi shumë të vendosur për t’i marrë tri pikët”, ka thënë mbrojtësi i Chelseat.
www.grande-juve.tk