JUVELIVE

08 shtator 2008

Suazo dhe dy milionë euro për shërbimet e Di Maria

Mediat italiane kanë përcjellë lajmin se Interi do të përpiqet ta angazhojë lojtarin e talentuar të Benfikës, Angel di Maria.Di Maria tashmë e ka filluar sezonin e dytë me fanellën e Benfikës, por e ardhmja e tij me klubin portugez është në dyshim, pasi që një varg klubesh të mëdha evropiane janë duke përcjellë gjendjen e lojtarit.Mesfushori ofensiv argjentinas, kishte disa paraqitje të shkëlqyeshme në Olimpiadën në Pekin, ndërsa në një intervistë të fundit ka thënë se mund të largohet që në janar.Sipas Corriere dello Sport, Interi udhëheq në garën për të fituar shërbimet e tij, pasi që këtë verë në Benfika kaloi sulmuesi i nerazurëve, David Suazo.Për të marrë shërbimet e Di Maria, Inter do të ofrojë që Suazo, i cili është si huazim një vjeçar, të bëjë transferim të përhershëm tek ekipi portugez, si dhe dy milionë të tjera shtesë.
www.grande-juve.tk