Gjatë një interviste për Sportin Shqiptar, në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2010, të cilën Shqipëria do ta zhvillojë të shtunën kundër Suedisë, mesfushori shqiptar Ervin Skela shprehet optimist, duke thënë se kuqezinjtë mund t’ia dalin nëse janë 'të bashkuar'.“Suksesi arrihet kur të gjithë jemi të bashkuar. Të tillë ne si shqiptarë bëhemi vetëm kur luajmë me Greqinë”, ka thënë Skela. Mesfushori i Cottbusit ka thënë se për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga ky takim duhet që secili lojtar ta bëjë punën e vet. “Nuk kemi qenë asnjëherë një ekip, që të mposhtim kundërshtarin me lojën tonë, si të thuash ta vëmë me shpatulla pas murit. Të shtunën duhet të jemi një ekip punëtor, ku secili lojtar të vrapojë dhe të jetë i disiplinuar në rolin e vet. Kjo mendoj se mund të jetë ‘arma’ jonë. Duhet ta kërkojmë fatin me punë në fushë, duke u përpjekur gjatë gjithë 90-minutave”, kanë qenë fjalët e mesfushorit. Lojtari nga Vlora ka thënë se duhet t’u lihet hapësirë edhe lojtarëve të rinj të cilët duhet ta shfrytëzojnë përvojën e “veteranëve” të mbetur (Skela, Beqaj, Bogdani dhe Lala) për të mësuar më shumë dhe për ta bartur me nder fanellën kuqezi.
04 shtator 2008
Skela: Mund t’ia dalim të bashkuar