JUVELIVE

08 shtator 2008

Shtypi i huaj: Shqipëria bllokon Suedinë dhe Ibrën

Mediat suedeze janë shprehur të pakënaqura dhe kritike për lojën e dobët sulmuese dhe dështimin e skemës 3-5-2 të trajnerit Lagerbak. "Shqipëria nuk mundet me fjalë", shkruante gazeta suedeze. Nota polemike ka pasur edhe në drejtim të Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka ngritur tonin në dhomat e zhveshjes ndaj shokëve të skuadrës. "Shqipëria bllokon Suedinë dhe Ibrahimoviçin". Është pikërisht ky thelbi i shkrimeve të botuara dje në shtypin e huaj, në lidhje me sfidën e parë eliminatore të kuqezinjve, të cilët barazuan pa gola ndaj nordikëve. Rezultati i Shqipërisë ka bërë jehonë në faqen e UEFA-s (organizmit më të lartë të futbollit në Evropë". "Shqipëria i merr frymën Suedisë", ishte titulli i shkrimit të botuar në faqen uefa.com në versionin anglisht. Ndërsa në versionin italisht të uefa.com, titulli "Shqipëria i prish festën Larsonit", i kushtohej festës së 100 ndeshjeve në Kombëtare për kapitenin e suedezëve, Henrik Larsonit, ku "vendasit i rrëmbyen një barazim në ndeshjen e të shtunës", shkruante uefa.com (italisht).
www.grande-juve.tk