JUVELIVE

04 shtator 2008

Rossi: Mancha e ka sulmin më të fortë në botë

Ylli i dikurshëm i Juventusit dhe fituesi i Kupës së Botës në vitin 1982, Paolo Rossi, beson se kampionët e Anglisë dhe Evropës, Manchester United, e kanë sulmin më të mirë në botë.“Djajtë e Kuq janë përpara çdo skuadre sa i përket fazës së sulmit. Mendoj se Inter është i dyti dhe Barcelona e treta sa i takon lojtarëve të sulmit të tyre”. United, Inter dhe Barca janë skuadrat të cilat do të luftojnë për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon. Përforcimi i fundit i sulmit të Manchës, Dimitar Berbatov, e ka bërë edhe më komplet sulmin e gjigantëve të Ligës Premier.