10 shtator 2008

Ronaldo: Unë jam lojtari i ri i Bolivisë

Superylli brazilian, Ronaldo, dhe skuadra përfaqësuese e Bolivisë janë stërvitur së bashku në kompleksin sportiv të klubit të Flamengos në Rio de Janeiro.Ronaldo ishte atraksion i vërtetë gjatë trajnimit të përbashkët me lojtarët e Bolivisë të cilët përgatitet për ndeshjen kualifikuese për KB 2010 që do ta zhvillojnë të mërkurën kundër Brazilit. Fenomeni është ende pa skuadër që nga përfundimi i kontratës së tij me Milan, ndërsa gjatë stërvitjeve në fushën e përbashkët me përfaqësuesen e Bolivisë, ish-lojtari i Milanit, Realit, Interit dhe Barcelonës ka bërë shaka duke thënë se luan për ta. “Unë jam transferi i ri i Bolivisë”, është tallur Ronaldo me gazetarët lokalë pas arritjes në qendrat stërvitore të Flamengos.