Legjenda braziliane, Ronaldo, ka shprehur dëshirë të luajë sërish futboll, pas gjithë asaj kohe jashtë fushe si pasojë e lëndimit në shkurt në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Livornos.“Jam i vendosur dhe dëshiroj të luaj sërish”, ka thënë Fenomeni. Kampioni i Botës në vitin 1994 dhe 2002, aktualisht është pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Milanin në qershor. Në fillim të kësaj jave sulmuesi njoftoi se Manchester City dhe Flamengo janë skuadrat e interesuara për të, dhe momentalisht janë opsionet e vetme.