Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka konfirmuar se skuadra e tij e ka shitur Robinhon te Manchester City.Edhe pse Chelsea ishte në kërkim të brazilianit qe disa javë, mbretërit nuk e lëshuan yllin e tyre të kalonte në Stamford Bridge për shkak të sjelljes së Bluve, të cilët me çdo kusht dëshironin që ta merrnin sulmuesin. Pas blerjes së Cityt nga Abu Dhabi Group for Development and Investment, ata menjëherë kanë lëvizur për të sjellë në skuadër një emër të madh. Mediat britanike kanë njoftuar se Madridi do të fitojë 42 milionë euro me shitjen e Robinhos, ndërsa paga vjetore e lojtarit do të jetë 6 milionë për sezon. “E kemi shitur Robinhon për arsye njerëzore. E kemi pranuar ofertën e Manchester Cityt, por ai nuk largohet për arsye sportive, por për arsye personale të lojtarit”, ka thënë Calderon. Ndërsa në faqen zyrtare të Realit shkruan: “Klubi futbollistik Real Madrid ka vendosur ta transferojë lojtarin Robson da Souza 'Robinho' te Manchester City”.
JUVELIVE
▼
02 shtator 2008
Reali shet Robinhon, por jo Chelseat